A JU KUJTOHET?
A i keni lexuar me kujdes numrat e fundit të Kullës së Rojës? Shihni nëse mund t’u përgjigjeni pyetjeve vijuese:
Kur duhej therur qengji i Pashkës ditën e 14 nisanit?
Disa versione të Biblës thonë se qengji duhej therur «mes dy mbrëmjeve», domethënë në të ngrysur ose në muzg—pas perëndimit të diellit, por pa u errësuar plotësisht. (Dal. 12:6)—15/12, faqet 18-19.
Cilat parime biblike mund të përdorin të rinjtë që të bëjnë zgjedhje të mençura?
Tri prej tyre janë: (1) Kërko në radhë të parë Mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e tij. (Mat. 6:19-34) (2) Gjej lumturi duke u shërbyer të tjerëve. (Vep. 20:35) (3) Gjej ëndje duke i shërbyer Perëndisë gjatë rinisë. (Ekl. 12:1)—15/1, faqet 19-20.
Cilët janë katër kalorësit që kanë qenë në lëvizje prej 1914-s?
Jezui, si kalorësi i kalit të bardhë, ka flakur nga qielli Satanain dhe demonët e tij. Kalorësi i kalit me ngjyrë të kuqe zjarr përfaqëson luftërat që e kanë munduar njerëzimin. Kalorësi i kalit të zi përfaqëson zinë e bukës. Kalorësi i kalit të zbehtë shkakton vdekjen me anë të murtajave, duke vrarë miliona. (Zbul. 6:2-8)—1/2, faqet 6-7.
Kur ndodh «martesa e Qengjit»? (Zbul. 19:7)
«Martesa e Qengjit» bëhet pasi Mbreti Jezu Krisht plotëson fitoren, domethënë pasi të shkatërrohet Babilonia e Madhe dhe pasi të ketë marrë fund lufta e Harmagedonit.—15/2, faqja 10.
Pse ishin «në pritje» të Mesisë judenjtë në ditët e Jezuit? (Luka 3:15)
Nuk mund të konfirmojmë nëse judenjtë në shekullin e parë e kuptonin profecinë e Danielit për Mesinë siç e kuptojmë sot. (Dan. 9:24-27) Megjithatë, ata mund të kenë dëgjuar për shpalljen që u bënë engjëjt disa barinjve ose për atë që tha profetesha Ana kur pa në tempull foshnjën Jezu. Gjithashtu, astrologët po kërkonin ‘mbretin e judenjve që kishte lindur’. (Mat. 2:1, 2) Më vonë, Gjon Pagëzori tregoi se Krishti do të shfaqej së shpejti.—15/2, faqet 26-27.
Ç’mund të bëjmë që Po-ja jonë të mos jetë Jo? (2 Kor. 1:18)
Kuptohet, për shkak të rrethanave që nuk i kemi në dorë, nganjëherë nuk e mbajmë dot fjalën e dhënë. Megjithatë, nëse premtojmë ose angazhohemi për diçka, duhet të bëjmë çmos ta mbajmë fjalën.—15/3, faqja 32.
Si mund t’i rezistojmë tundimit për të parë pornografi?
Tre hapa që mund të na ndihmojnë janë: (1) T’i largojmë menjëherë sytë nëse na del para një pamje erotike. (2) Të ruajmë mendimet, duke u përqendruar te gjërat pozitive e duke iu lutur Perëndisë. (3) Të ruajmë hapat, duke shmangur filmat ose sitet në Internet që përmbajnë pornografi.—1/4, faqet 10-12.
Ç’mund të ndodhë pa dashje nëse një i krishterë largohet nga familja për të fituar para jashtë shtetit?
Kur prindërit vendosin të mos jetojnë së bashku si familje, fëmijët mund të dëmtohen emocionalisht e moralisht. Mund t’i mbajnë inat prindit (prindërve). Dhe, të rriturit që jetojnë larg bashkëshortëve, mund të përballen me tundime seksuale.—15/4, faqet 19-20.
Pse ua thyenin këmbët kriminelëve që ekzekutoheshin në shtyllë?
Romakët i ekzekutonin në shtyllë disa kriminelë. Judenjtë kërkuan t’u thyheshin këmbët kriminelëve pranë Jezuit. Kjo do t’ua bënte më të vështirë viktimave të merrnin frymë, e do të përshpejtonte vdekjen. Kështu nuk kishte pse të rrinin tërë natën në shtyllë. (Ligj. 21:22, 23)—1/5, faqja 11.
Cilat janë katër pyetje që duhet të sjellim ndër mend kur flasim me njerëzit në predikim?
Kujt do t’i flas? Ku do t’i flas? Kur është momenti për të folur? Si duhet të flas?—15/5, faqet 12-15.
Sa vdekjeprurëse ka qenë pirja e duhanit?
Gjatë shekullit të kaluar, ka vrarë 100.000.000 njerëz. Tani, vret rreth 6.000.000 veta çdo vit.—1/6, faqja 3.