-
«Edhe pse vdiq, ai ende flet»Imitoni besimin e tyre
-
-
5. Cili është kuptimi i fjalëve të Jezuit kur e lidhi ekzistencën e Abelit me ‘themelimin e botës’? (Shih edhe shënimin.)
5 Abeli lindi në fillim të historisë njerëzore. Më vonë, Jezui e lidhi ekzistencën e Abelit me ‘themelimin e botës’. (Lexo Lukën 11:50, 51.) Me sa duket, Jezui e kishte fjalën për botën e njerëzimit që mund të shpengohet nga mëkati. Ndonëse ishte njeriu i katërt që erdhi në ekzistencë, me sa duket në sytë e Perëndisë, Abeli ishte i pari që mund të shpengohej.a Është e qartë, Abeli nuk u rrit mes shembujve më të mirë.
-
-
«Edhe pse vdiq, ai ende flet»Imitoni besimin e tyre
-
-
a Shprehja «themelimi i botës» përfshin idenë e derdhjes së farës; ka të bëjë me riprodhimin, prandaj lidhet me pasardhësit njerëzorë më të hershëm. Por atëherë, pse Jezui e lidhi ‘themelimin e botës’ me Abelin dhe jo me Kainin që ishte pasardhësi i parë? Vendimet dhe veprimet e çuan Kainin deri aty sa u rebelua me dashje ndaj Perëndisë Jehova. Ashtu si prindërit e tij, ka të ngjarë që as Kaini të mos ringjallet e të mos shpengohet.
-