-
Kujt i bindesh ti: Perëndisë apo njerëzve?Kulla e Rojës—2005 | 15 Dhjetor
-
-
7. Pse i zemëroi krerët e priftërinjve vepra e predikimit?
7 Vendosmëria e apostujve që të vazhdonin të predikonin, i zemëroi krerët e priftërinjve. Disa nga priftërinjtë, përfshirë edhe vetë Kajafën, ishin saducenj dhe nuk besonin te ringjallja. (Veprat 4:1, 2; 5:17) Kurse apostujt ngulnin këmbë se Jezui ishte ringjallur. Përveç kësaj, disa nga krerët e priftërinjve, me servilizëm, kishin bërë çmos që autoritetet romake t’i merrnin me sy të mirë. Në gjyqin kundër Jezuit, kur Pilati u ofroi mundësinë ta pranonin Jezuin si mbretin e tyre, krerët e priftërinjve arritën deri aty sa thirrën: «Ne s’kemi mbret tjetër, përveç Cezarit.» (Gjoni 19:15)a Apostujt jo vetëm që thoshin se Jezui ishte ringjallur, por mësonin se, përveç emrit të Jezuit, «mes njerëzve nën qiell Perëndia nuk ka dhënë emër tjetër, me anë të të cilit të shpëtojmë». (Veprat 2:36; 4:12) Priftërinjtë kishin frikë se, nëse njerëzit fillonin ta konsideronin Jezuin e ringjallur si Udhëheqësin e tyre, romakët mund të vinin dhe t’u hiqnin krerëve judenj ‘vendin dhe kombin e tyre’.—Gjoni 11:48.
-
-
Kujt i bindesh ti: Perëndisë apo njerëzve?Kulla e Rojës—2005 | 15 Dhjetor
-
-
a «Cezari» që pranuan publikisht krerët e priftërinjve në atë ngjarje, ishte perandori i përbuzur romak Tiberi, një hipokrit dhe një vrasës. Tiberi ishte i njohur edhe për praktikat e degjeneruara seksuale.—Danieli 11:15, 21.
-