-
«Dëgjoni tani mbrojtjen time!»‘Të japim dëshmi të plotë’ për Mbretërinë e Perëndisë
-
-
11. Ç’këshillë i dhanë Pavlit pleqtë dhe ç’do të përfshinte zbatimi i saj? (Shih edhe shënimin.)
11 Kështu, ndonëse fjalët e përhapura ishin krejtësisht të pavërteta, të krishterët judenj ishin trazuar prej tyre. Për këtë arsye, pleqtë i dhanë këtë këshillë Pavlit: «Me ne janë katër burra që kanë marrë një zotim. Merri, pastrohu me ta ceremonialisht e hiqu shpenzimet, që të rruajnë kokat. Kështu, të gjithë do ta kuptojnë se nuk ka asnjë të vërtetë nga ato që janë thënë lart e poshtë për ty, përkundrazi po jeton në përputhje me Ligjin.»c—Vep. 21:23, 24.
12. Si tregoi Pavli se ishte elastik e bashkëpunues duke iu bindur këshillës së pleqve në Jerusalem?
12 Pavli mund të kishte thënë se problemi i vërtetë nuk ishin fjalët e përhapura lart e poshtë për të, por zelli i atyre të krishterëve judenj për Ligjin e Moisiut. Mirëpo, ishte gati të tregohej elastik, për sa kohë nuk bënte kompromis me parimet e Jehovait. Më parë, kishte shkruar: «Për ata që janë nën Ligj, u bëra sikur të isha nën Ligj—ndonëse vetë nuk jam nën Ligj—që të fitoj ata që janë nën Ligj.» (1 Kor. 9:20) Në këtë rast, Pavli bashkëpunoi me pleqtë në Jerusalem dhe u bë ‘sikur të ishte nën Ligj’. Kështu na la një shembull të shkëlqyer, që të bashkëpunojmë me pleqtë e të mos ngulim këmbë për t’i bërë gjërat sipas mënyrës sonë.—Hebr. 13:17.
-
-
«Dëgjoni tani mbrojtjen time!»‘Të japim dëshmi të plotë’ për Mbretërinë e Perëndisë
-
-
c Studiuesit sugjerojnë se burrat kishin bërë një zotim nazireu. (Num. 6:1-21) Vërtet, Ligji i Moisiut nën të cilin ishte bërë ky zotim, nuk ishte më në fuqi. Po gjithsesi, Pavli mund të ketë arsyetuar se s’do të ishte e gabuar që burrat të plotësonin një zotim që kishin marrë para Jehovait. Pra, nuk do të ishte e gabuar t’u paguante shpenzimet dhe t’i shoqëronte. Nuk e dimë me saktësi ç’lloj zotimi ishte, por sido që të ketë qenë, s’ka mundësi që Pavli të ketë mbështetur flijimin e një kafshe (siç bënin nazirejtë), duke besuar se do t’i pastronte burrat nga mëkati. Falë flijimit të përsosur të Krishtit, flijime të tilla nuk kishin më vlerë shlyese. Çfarëdo që të ketë bërë, jemi të sigurt se Pavli nuk do të kishte pranuar asgjë që do t’i cenonte ndërgjegjen.
-