-
«Dëgjoni tani mbrojtjen time!»‘Të japim dëshmi të plotë’ për Mbretërinë e Perëndisë
-
-
17 Për çudi, disa të pranishëm u shprehën të indinjuar ndaj reagimit të Pavlit, jo ndaj atij që e goditi. Pyetën: «Si guxon ta fyesh kryepriftin e Perëndisë?!» Me mënyrën si u përgjigj, Pavli shfaqi përulësi dhe respekt për Ligjin. U tha: «Nuk e dija, vëllezër, që ai ishte kryeprift, sepse është shkruar: ‘Mos fol me përbuzje për një qeveritar të popullit tënd.’»d (Vep. 23:4, 5; Eks. 22:28) Tani Pavli përdori një strategji tjetër. Duke e ditur se Sinedri përbëhej nga farisenj e saducenj, tha: «Burra, vëllezër, unë jam farise, bir farisenjsh, dhe po gjykohem për shkak të shpresës së ringjalljes së të vdekurve.»—Vep. 23:6.
-
-
«Dëgjoni tani mbrojtjen time!»‘Të japim dëshmi të plotë’ për Mbretërinë e Perëndisë
-
-
d Disa kanë hedhur idenë se Pavli nuk e dalloi kryepriftin, ngaqë kishte shikim të dobët. Ose ndoshta kishte kaq shumë kohë që s’kishte qenë në Jerusalem, saqë nuk e dinte kush ishte kryeprifti aktual. Ose thjesht Pavli nuk arriti ta shihte përmes turmës atë që urdhëroi ta goditnin.
-