-
Të kërkosh falje—Një çelës për të bërë paqeKulla e Rojës—2002 | 1 Nëntor
-
-
Një shembull tjetër i dikujt që dinte se kur të kërkonte falje është apostulli Pavël. Njëherë, iu desh të mbrohej përpara Sinedrit, gjykatës së lartë judaike. I tërbuar nga fjalët e sinqerta të Pavlit, kryeprifti Anania i urdhëroi ata që qëndronin pranë Pavlit ta goditnin në gojë. Atëherë Pavli i tha: «Perëndia do të të godasë ty, o mur i zbardhur me gëlqere. Ulesh për të më gjykuar sipas Ligjit e po në të njëjtën kohë, duke e shkelur Ligjin, urdhëron të më godasin?» Kur ata që po shihnin skenën e akuzuan Pavlin se po shante kryepriftin, apostulli e pranoi menjëherë gabimin duke thënë: «Vëllezër, nuk e dija që ishte kryeprift. Sepse është shkruar: ‘Nuk duhet të flasësh keq për një qeveritar të popullit tënd.’ »—Veprat 23:1-5.
Ajo që tha Pavli—se dikush i caktuar si gjykatës nuk duhej të përdorte dhunë—ishte e drejtë. Gjithsesi, ai kërkoi falje që pa e ditur i foli kryepriftit në një mënyrë që mund të dukej si pa respekt.a Kërkesa për falje që bëri Pavli përgatiti terrenin që Sinedri ta dëgjonte se çfarë kishte për të thënë. Pasi ishte i vetëdijshëm për polemikat midis anëtarëve të gjykatës, ai u tha atyre se po gjykohej meqë besonte te ringjallja. Si pasojë, u shkaktua shumë fërkim ndërkohë që farisenjtë ishin nga ana e Pavlit.—Veprat 23:6-10.
-
-
Të kërkosh falje—Një çelës për të bërë paqeKulla e Rojës—2002 | 1 Nëntor
-
-
a Mund të ketë qenë fare mirë për shkak të shikimit të dobët që Pavli nuk e njohu kryepriftin.
-