-
Jehovai është Ai që na ndihmonKulla e Rojës—2004 | 15 Dhjetor
-
-
20, 21. Në cilat rrethana ishte apostulli Pavël kur mori forcë nga vëllezërit e Romës?
20 Sidomos prekëse janë tregimet se si shërbëtorët e Jehovait bënë përpjekje për të forcuar e për t’i dhënë zemër njëri-tjetrit. Të shohim një shembull që ka të bëjë me apostullin Pavël. Kur e kishin burgosur dhe po e çonin në Romë, Pavli udhëtoi nëpër rrugën romake të njohur si Rruga Apia. Faza e fundit e udhëtimit ishte veçanërisht e pakëndshme, sepse udhëtarët duhej të kalonin nëpër një zonë të ulët moçalore.a Vëllezërit në kongregacionin e Romës e dinin se Pavli po vinte. Çfarë do të bënin? A do ta pritnin rehat-rehat në shtëpitë e tyre, derisa Pavli të vinte në qytet, e pastaj të shkonin ta takonin?
21 Luka, një shkrimtar i Biblës që shoqëroi Pavlin në këtë udhëtim, na thotë çfarë ndodhi: «Që atje [nga Roma] vëllezërit, kur dëgjuan për ne, erdhën për të na takuar deri te Pazari Apia dhe Tri Tavernat.» Përfytyroje pak skenën. Duke e ditur se Pavli po vinte, një delegacion me vëllezër u nis që nga Roma për ta takuar. Një pjesë e delegacionit po priste në Pazarin Apia, një vendqëndrim i famshëm që ndodhej rreth 74 kilometra larg Romës. Pjesa tjetër e vëllezërve e pritnin te Tri Tavernat, një pikë ndalese rreth 58 kilometra larg qytetit. Si reagoi Pavli? Luka na thotë: «Kur i vuri re, Pavli falënderoi Perëndinë dhe mori kurajë.» (Veprat 28:15) Mendo pak, vetëm se i pa vëllezërit që kishin bërë këtë mundim dhe tërë atë rrugë që nga Roma, Pavli mori kurajë dhe u ngushëllua! E kë falënderoi Pavli për këtë ndihmë e mbështetje? Burimin e vërtetë të saj, Perëndinë Jehova.
-
-
Jehovai është Ai që na ndihmonKulla e Rojës—2004 | 15 Dhjetor
-
-
a Horaci, poet romak (65—8 p.e.s.), i cili kishte bërë të njëjtin udhëtim, bëri disa komente për parehatitë e kësaj pjese të fundit të rrugës. Horaci e përshkroi Pazarin Apia si «plot e përplot me varkëtarë dhe me hanxhinj koprracë». U ankua për «mushkonjat dhe bretkosat e mallkuara», si edhe për ujin «e qelbur».
-