-
«Ti je grua e bukur»Kulla e Rojës (Për publikun)—2017 | Nr. 3
-
-
Me fytyrën që i rrëzëllente nga gëzimi, Abrahami vrapoi te Sara. S’po e besonte dot atë që sapo kishte ndodhur. Perëndia që adhuronin, kishte folur me të—madje i ishte shfaqur, pa dyshim me anë të një engjëlli. Imagjino Sarën, gjithë sy e veshë, që pyet me një frymë të shoqin: «Çfarë të tha? Të lutem, ma thuaj!» Mbase në fillim Abrahami u ul që të mblidhte veten, pastaj i tregoi fjalët e Jehovait: «Lëre vendin dhe farefisin tënd dhe shko në vendin që do të të tregoj.» (Veprat 7:2, 3) Pasi iu zbeh disi entuziazmi i fillimit, nisën të mendonin thellë për caktimin që u kishte dhënë Jehovai. Duhej të hiqnin dorë nga jeta e sigurt dhe e rehatshme e të jetonin si nomadë. Si do të reagonte Sara? Me siguri që Abrahami po e shihte gjithë kureshtje. A do të ishte gati ta mbështeste gjatë këtyre ndryshimeve të mëdha?
Ndoshta nuk arrijmë ta kuptojmë zgjedhjen që duhej të bënte Sara. Mund të mendojmë: «Epo, Perëndia s’na ka kërkuar kurrë një gjë të tillë mua dhe bashkëshortit!» Megjithatë, a nuk përballemi të gjithë me zgjedhje të ngjashme? Jetojmë në një botë materialiste, që mund të na nxitë të vëmë në vend të parë rehatitë, pasurinë a ndjenjën e sigurisë. Por, Bibla na nxit të bëjmë një tjetër zgjedhje—të vendosim adhurimin e Perëndisë në vend të parë, të kënaqim Atë para vetes sonë. (Mateu 6:33) Ndërsa meditojmë për shembullin e Sarës, mund të pyesim veten: «Po unë, çfarë do të zgjedh?»
-
-
«Ti je grua e bukur»Kulla e Rojës (Për publikun)—2017 | Nr. 3
-
-
Ç’të themi për familjen? Kë do të linte pas Sara? Urdhri i Perëndisë ‘për të lënë vendin dhe farefisin’ mund të ketë qenë veçanërisht i vështirë për të. Ajo ishte një grua e dashur dhe e përzemërt e mund të ketë pasur vëllezër e motra, nipa e mbesa, halla, teze, daja e xhaxhallarë me të cilët duhet të ketë qenë shumë e lidhur e që mund të mos i takonte më kurrë. Gjithsesi, Sara nuk hoqi dorë, por ditë pas dite vazhdoi të bëhej gati për nisjen.
-