-
«Perëndia nuk është i anshëm»‘Të japim dëshmi të plotë’ për Mbretërinë e Perëndisë
-
-
22, 23. Si e shprehën vëllezërit në Antioki dashurinë e tyre vëllazërore, dhe si bën të njëjtën gjë sot populli i Perëndisë?
22 «Në Antioki, me anë të drejtimit hyjnor, dishepujt u quajtën për herë të parë ‘të krishterë’.» (Vep. 11:26b) Ky emër i miratuar nga Perëndia përshkruan më së miri ata që duan të ndjekin Krishtin. Kur njerëzit e kombeve u bënë të krishterë, a filloi të shtohej dashuria mes tyre dhe judenjve? Shqyrto ç’ndodhi kur ra një zi buke e madhe rreth vitit 46 të e.s.e Në kohët e lashta, zia e bukës prekte më tepër të varfrit, që s’kishin as para mënjanë, as ushqime rezervë. Gjatë kësaj zie, të krishterët judenj që jetonin në Jude (shumë prej të cilëve me sa duket ishin të varfër), kishin nevojë për ushqim e furnizime të tjera. Me ta marrë vesh këtë, vëllezërit në Antioki, duke përfshirë edhe të krishterët jojudenj, u dërguan ‘ndihmë vëllezërve që jetonin në Jude’. (Vep. 11:29) Sa shprehje e sinqertë e dashurisë vëllazërore!
-
-
«Perëndia nuk është i anshëm»‘Të japim dëshmi të plotë’ për Mbretërinë e Perëndisë
-
-
e Historiani jude Jozef Flavi, flet për këtë ‘zi buke të madhe’ gjatë mbretërimit të perandorit Klaud (41-54 të e.s.).
-