-
«Plot gëzim dhe frymë të shenjt뻑Të japim dëshmi të plotë’ për Mbretërinë e Perëndisë
-
-
6, 7. (a) Kush ishte Sergj Pali dhe pse Bar-Jezui u orvat ta pengonte të dëgjonte lajmin e mirë? (b) Si iu përgjigj Sauli kundërshtimit të Bar-Jezuit?
6 Qiproja e shekullit të parë ishte zhytur në adhurimin e rremë. Kjo doli në pah sidomos kur Barnaba dhe Sauli mbërritën në Pafo, në bregun perëndimor të ishullit. Atje takuan «një burrë jude me emrin Bar-Jezu, që ishte magjistar e profet i rremë. Ai ishte me prokonsullin Sergj Pal, një burrë i zgjuar».f Në shekullin e parë, shumë romakë të kulturuar, madje edhe «një burrë i zgjuar» si Sergj Pali, shpesh i kërkonin ndihmë një magjistari ose astrologu për vendimet e rëndësishme. Gjithsesi, mesazhi i Mbretërisë i zgjoi kureshtjen Sergj Palit, që «kërkoi me ngulm të dëgjonte fjalën e Perëndisë». Kjo s’i shkoi për shtat Bar-Jezuit, i njohur edhe me titullin Elim, që do të thotë «magjistar».—Vep. 13:6-8.
-
-
«Plot gëzim dhe frymë të shenjt뻑Të japim dëshmi të plotë’ për Mbretërinë e Perëndisë
-
-
f Qiproja ishte nën sundimin e Senatit të Romës. Administratori kryesor i ishullit ishte një guvernator province i rangut të prokonsullit.
-