-
«Folën me guxim e me autoritetin që u kishte dhënë Jehovai»‘Të japim dëshmi të plotë’ për Mbretërinë e Perëndisë
-
-
8. Pse u larguan nga Ikonia Pavli e Barnaba, dhe ç’mësim nxjerrim nga shembulli i tyre?
8 Pas njëfarë kohe, kundërshtarët në Ikoni kurdisën një komplot për t’i vrarë me gurë Pavlin dhe Barnabën. Pasi e morën vesh, dy misionarët vendosën të shkonin të predikonin në vise të tjera. (Vep. 14:5-7) Edhe sot lajmëtarët e Mbretërisë veprojnë me të njëjtën maturi. Kur na sulmojnë me fjalë, flasim me guxim. (Filip. 1:7; 1 Pjet. 3:13-15) Por, kur duket se situata do të bëhet e dhunshme, nuk bëjmë asgjë të pamatur që do të rrezikonte më kot jetën tonë ose të bashkëbesimtarëve.—Prov. 22:3.
-