-
«Folën me guxim e me autoritetin që u kishte dhënë Jehovai»‘Të japim dëshmi të plotë’ për Mbretërinë e Perëndisë
-
-
11-13. (a) Ç’u thanë Pavli e Barnaba banorëve të Listrës? (b) Cili është mësimi i parë që nxjerrim nga fjalët e Pavlit dhe të Barnabës?
11 Edhe pse situata ishte dramatike, prapëseprapë Pavli e Barnaba zgjodhën mënyrën më të mirë për t’u prekur zemrën dëgjuesve. Në këtë rast, Luka dokumentoi një metodë të efektshme se si t’u predikohej lajmi i mirë paganëve. Vër re si ua tërhoqën vëmendjen dëgjuesve Pavli dhe Barnaba: «Burra, ç’bëni kështu?! Edhe ne jemi njerëz si ju, me po ato të meta, dhe po ju shpallim lajmin e mirë që të hiqni dorë nga këto kotësira e të ktheheni te Perëndia i gjallë, që bëri qiellin, tokën, detin dhe gjithçka në ta. Në brezat që shkuan, ai i la të gjitha kombet të ndiqnin udhët e tyre. Megjithatë nuk e la veten pa dëshmi, sepse bëri mirë: ju solli shira nga qielli dhe stinë të frytshme, ju dha ushqim me bollëk dhe jua mbushi zemrat plot gëzim.»—Vep. 14:15-17.
-
-
«Folën me guxim e me autoritetin që u kishte dhënë Jehovai»‘Të japim dëshmi të plotë’ për Mbretërinë e Perëndisë
-
-
14-16. Cili është mësimi i dytë dhe i tretë që mund të nxjerrim nga fjalimi i Pavlit e i Barnabës para banorëve të Listrës?
14 Të shqyrtojmë një mësim të dytë që mund të nxjerrim nga ky fjalim. Pavli dhe Barnaba ishin elastikë. Ndryshe nga judenjtë dhe prozelitët në Ikoni, banorët e Listrës nuk kishin thuajse fare njohuri për Shkrimet ose për marrëdhënien e Perëndisë me kombin e Izraelit. Gjithsesi, ata jetonin në një zonë bujqësore. Listra ishte bekuar me një klimë të butë e me tokë pjellore. Ata njerëz mund të shihnin dëshmi të bollshme të cilësive të Krijuesit të shfaqura te gjëra të tilla si stinët e frytshme, e pikërisht këtë përdorën misionarët si bazë të përbashkët që t’i nxitnin të arsyetonin.—Rom. 1:19, 20.
-