SOSTENI
[i përbërë nga rrënjët e fjalëve greke që do të thonë «shpëtoj» dhe «forcë»].
I pari i sinagogës së Korintit kur Pavli ishte atje; ndoshta pasuesi i Krispit që u bë i krishterë. Kur prokonsulli Galion nuk pranoi të dëgjonte akuzat e judenjve kundër mësimeve fetare të Pavlit, turma kapi Sostenin dhe e rrahu. Në disa dorëshkrime thuhet se turma përbëhej nga «grekë» antijudenj, kurse në të tjera thuhet se përbëhej nga «judenj». Megjithatë, të dyja janë shtuar më vonë në tekst, pasi tri dorëshkrimet më të hershme nuk na tregojnë se cili grup e sulmoi Sostenin.—Ve 18:8, 12-17.
Ka të ngjarë që nga kjo ngjarje e hidhur, Sosteni të jetë nxitur të bëhej i krishterë, e më vonë të shoqëronte Pavlin në Efes. Në fakt, në fillim të Letrës së Parë drejtuar Korintasve, Pavli përmend edhe përshëndetjet e një burri me emrin Sosten (një emër jo shumë i zakonshëm grek) dhe e quan «vëllai ynë».—1Ko 1:1.