SKEVI
Jude që ishte «kreu i priftërinjve». Shtatë bijtë e tij ishin mes disa judenjve «që endeshin nga një vend në tjetrin, e që merreshin me dëbimin e demonëve». Njëherë, në qytetin e Efesit, ata u përpoqën të nxirrnin një demon duke thënë: ‘Të urdhëroj solemnisht për Jezuin, të cilin predikon Pavli.’ Fryma e ligë ua ktheu: «Jezuin e di se kush është dhe Pavlin e njoh. Po ju, kush jeni?» Njeriu që kishte frymën iu vërsul shtatë bijve të Skevit dhe i nxori nga shtëpia të zhveshur e me plagë. Kjo bëri që emri i Zotërisë të madhërohej dhe shumë t’ia vinin veshin lajmit të mirë që predikonte Pavli.—Ve 19:13-20.
Në Shkrime nuk përmendet ndonjë prift tjetër jude me emrin Skev. Prandaj ky emër mund të ketë qenë emri latin i një prifti, që në ndonjë vend tjetër mund të jetë shfaqur me emrin hebraik.