-
Pse ka vuajtje dhe ligësi?Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
-
-
MËSIMI 26
Pse ka vuajtje dhe ligësi?
Kur ndodh një tragjedi, është më se normale të pyesim: «Pse?» Sa të lumtur jemi që Bibla i përgjigjet kësaj pyetjeje!
1. Pse themi që Satanai është nismëtari i ligësisë?
Satana Djalli u rebelua kundër Perëndisë. Ai donte të sundonte mbi të tjerët, prandaj e nxiti çiftin e parë, Adamin dhe Evën, të rebelohej bashkë me të. Satanai e bëri këtë duke i thënë Evës një gënjeshtër. (Zanafilla 3:1-5) E shtyu të mendonte se Jehovai po i mbante padrejtësisht diçka të mirë. La të nënkuptohej se njerëzit do të ishin më të lumtur po të mos i bindeshin Perëndisë. Satanai i tha Evës se nuk do të vdiste, dhe kjo ishte gënjeshtra e parë. Ja pse Bibla e quan «gënjeshtar dhe ati i gënjeshtrës».—Gjoni 8:44.
2. Cilën rrugë zgjodhën Adami dhe Eva?
Jehovai ishte treguar shumë bujar me Adamin dhe Evën. U kishte thënë se mund të hanin nga çdo pemë e kopshtit të Edenit, përveç njërës. (Zanafilla 2:15-17) Prapëseprapë, ata vendosën të hanin pikërisht nga fryti i asaj peme. Eva «mori nga fryti dhe hëngri». Më vonë, «hëngri» edhe Adami. (Zanafilla 3:6) Të dy nuk iu bindën Perëndisë. Ngaqë ishin të përsosur, Adamit dhe Evës u vinte natyrshëm të bënin çfarë ishte e drejtë. Prandaj, duke mos iu bindur me dashje Perëndisë, mëkatuan dhe hodhën poshtë sovranitetin e tij. Ky vendim u solli një mal me vuajtje.—Zanafilla 3:16-19.
3. Si ka ndikuar te ne vendimi i Adamit dhe Evës?
Kur Adami dhe Eva mëkatuan, u bënë të papërsosur dhe, si pasojë, ua kaluan papërsosmërinë të gjithë pasardhësve të tyre. Prandaj, duke iu referuar Adamit, Bibla thotë: «Mëkati hyri në botë nëpërmjet një njeriu të vetëm dhe vdekja nëpërmjet mëkatit, e kështu vdekja u përhap te të gjithë njerëzit.»—Romakëve 5:12.
Ka disa arsye pse vuajmë. Ndonjëherë vuajmë ngaqë marrim vendime të gabuara ose për shkak të vendimeve të këqija të të tjerëve. Herë të tjera vuajmë sepse jemi në vendin dhe në momentin e gabuar.—Lexo Eklisiastiun 9:11.
SHQYRTO MË TEJ
Le të shohim pse nuk e ka fajin Perëndia për ligësinë e vuajtjet dhe si ndihet ai kur vuajmë.
4. Kush e ka fajin për vuajtjet tona?
Shumë njerëz besojnë se bota është nën kontrollin e Perëndisë. A është e vërtetë kjo? Shihni VIDEON.
Lexoni Jakovin 1:13 dhe 1 Gjonit 5:19 e më pas diskutoni për këtë pyetje:
A është faji i Perëndisë që ka vuajtje dhe ligësi?
5. Çfarë ka sjellë sundimi i Satanait?
Lexoni Zanafillën 3:1-6 dhe më pas diskutoni për këto pyetje:
Çfarë gënjeshtre tha Satanai?—Shih vargjet 4 dhe 5.
Si la të kuptohej Satanai se Jehovai po i privonte njerëzit nga diçka e mirë?
Sipas Satanait, a duhet të qeverisemi nga Jehovai për të qenë të lumtur?
Lexoni Eklisiastiun 8:9 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:
Çfarë ka ndodhur gjatë kohës që botën nuk e ka qeverisur Jehovai?
Adami dhe Eva ishin të përsosur dhe jetonin në Parajsë. Por i vunë veshin Satanait dhe u rebeluan kundër Jehovait
Pas rebelimit, në tokë mbizotëronte mëkati, vuajtjet dhe vdekja
Jehovai do t’i japë fund një herë e mirë mëkatit, vuajtjeve dhe vdekjes. Njerëzit do të bëhen sërish të përsosur e do të jetojnë në parajsë
6. Jehovai merakoset për ne kur vuajmë
A do t’ia dijë Perëndia për vuajtjet tona? Shiko çfarë kanë shkruar mbreti David dhe apostulli Pjetër. Lexoni Psalmin 31:7 dhe 1 Pjetrit 5:7 e më pas diskutoni për këtë pyetje:
Si ndihesh kur e di se Jehovai i sheh vuajtjet e tua dhe ka merak për ty?
7. Perëndia do t’i zhdukë të gjitha vuajtjet
Lexoni Isainë 65:17 dhe Zbulesën 21:3, 4 e më pas diskutoni për këtë pyetje:
Pse ngushëllohemi kur dimë se Jehovai do t’i shërojë të gjitha vragat e vuajtjeve?
A e di se . . .
Me gënjeshtrën e parë që tha, Satanai shpifi për Jehovain, pra njollosi reputacionin e Jehovait si Sovran i drejtë dhe i dashur. Së shpejti, kur Jehovai të zhdukë të gjitha vuajtjet, emri i tij do të shfajësohet. Me fjalë të tjera, do ta bëjë të qartë se qeverisja e tij është më e mira. Shfajësimi i emrit të Jehovait është çështja më e rëndësishme e universit.—Mateu 6:9, 10.
DISA THONË: «Vuajtjet na i ka shkruar Zoti që të na vërë në provë.»
Çfarë do t’u thoshe?
PËRMBLEDHJE
Fajin kryesor për ligësinë e kanë Satana Djalli dhe çifti i parë. Jehovait i dhemb shpirti kur vuajmë, prandaj së shpejti do t’i zhdukë gjithë vragat e shkaktuara prej tyre.
Si do të përgjigjeshe?
Çfarë gënjeshtre i tha Satana Djalli Evës?
Çfarë pasojash na ka sjellë rebelimi i Adamit dhe Evës?
Nga e dimë që Jehovait i dhemb në shpirt kur vuajmë?
EKSPLORO
Mëso çfarë është mëkati sipas Biblës.
Lexo më shumë për çështjen që ngriti Satana Djalli në kopshtin e Edenit.
«Pse i lejon Perëndia vuajtjet?» (Kulla e Rojës, 1 janar 2014)
Shqyrto disa përgjigje zemërdhënëse për një pyetje të koklavitur.
«Pse ndodhi Holokausti? Pse nuk e ndaloi Perëndia?» (Artikull në jw.org)
Shiko çfarë mësoi një burrë për vuajtjet që shihte përreth tij.
-
-
Si lidhet vdekja e Jezuit me shpëtimin tonë?Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
-
-
Ngaqë çifti i parë, Adami dhe Eva, nuk iu bind Perëndisë, sot për sot askush nuk i shmanget dot mëkatit, vuajtjeve dhe vdekjes.a Por nuk jemi të pashpresë. Jehovai dërgoi Birin e tij, Jezu Krishtin, që të vdiste për ne e të na çlironte nga mallkimi i mëkatit dhe i vdekjes. Bibla mëson se, me vdekjen e tij, Jezui siguroi një shpërblesë, që është çmimi që paguhet për të çliruar dikë. Çmimi që pagoi Jezui ishte jeta e përsosur si njeri. (Lexo Mateun 20:28.) Jezui mund të jetonte përgjithmonë në tokë, por me gatishmëri hoqi dorë nga kjo e drejtë që të na çelte rrugën të rifitonim gjithë sa humbi Adami dhe Eva. Gjithashtu, Jezui tregoi sa shumë na duan ai dhe Jehovai. Ky mësim do të të shtojë çmueshmërinë për vdekjen e Jezuit.
1. Ç’të mirë na sjell që tani vdekja e Jezuit?
Ngaqë jemi mëkatarë, bëjmë shumë gjëra që e mërzitin Jehovain. Por mund të bëhemi miq të ngushtë me Perëndinë, nëse na vjen vërtet keq për mëkatet tona, i kërkojmë falje Jehovait me anë të Jezuit dhe bëjmë çmos të mos i përsëritim. (1 Gjonit 2:1) Bibla thotë: «Krishti vdiq një herë e mirë për të hequr mëkatin, një i drejtë për të padrejtët, që t’ju çojë te Perëndia.»—1 Pjetrit 3:18, shënimi.
2. Çfarë të mirash do të na sjellë vdekja e Jezuit në të ardhmen?
Jehovai e dërgoi Jezuin të flijonte jetën e përsosur si njeri, «që kushdo që tregon besim [te Jezui], të mos shkatërrohet, por të ketë jetë të përhershme». (Gjoni 3:16) Falë asaj që bëri Jezui, së shpejti Jehovai do t’i zhbëjë tërë të këqijat që ka sjellë mosbindja e Adamit. Kjo do të thotë se, po të tregojmë besim te flijimi i Jezuit, mund të jetojmë përgjithmonë në një tokë parajsore.—Isaia 65:21-23.
SHQYRTO MË TEJ
Le të kuptojmë më mirë pse Jezui dha jetën dhe çfarë dobie të sjell ty.
3. Vdekja e Jezuit na çliron nga mëkati dhe nga vdekja
Shihni VIDEON dhe më pas diskutoni për pyetjen që vijon.
Çfarë të ardhme humbi Adami kur nuk iu bind Perëndisë?
Lexoni Romakëve 5:12 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:
Si ka ndikuar në jetën tënde mëkati i Adamit?
Lexoni Gjonin 3:16 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:
Pse e dërgoi Jehovai Birin e tij në tokë?
Adami ishte një njeri i përsosur që nuk iu bind Perëndisë dhe e futi njerëzimin në rrugën e mëkatit dhe të vdekjes
Jezui ishte një njeri i përsosur që iu bind Perëndisë dhe e futi njerëzimin në rrugën e përsosmërisë dhe jetës pa fund
4. Çdo njeri mund të nxjerrë dobi nga vdekja e Jezuit
Shihni VIDEON dhe më pas diskutoni për pyetjen që vijon.
Si mund t’i sjellë dobi gjithë njerëzimit vdekja e një njeriu të vetëm?
Lexoni 1 Timoteut 2:5, 6 dhe më pas diskutoni për pyetjen që vijon.
Adami ishte një njeri i përsosur që e çoi njerëzimin në rrugën e mëkatit dhe të vdekjes. Edhe Jezui ishte njeri i përsosur. Në ç’kuptim vdekja e tij ishte «një shpërblesë përkatëse»?
5. Shpërblesa, dhurata që Jehovai ta ka bërë ty
Miqtë e Jehovait e shohin shpërblesën si dhuratë të bërë posaçërisht për ta. Për shembull, lexoni Galatasve 2:20 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:
Cilat fjalë tregojnë se Pavli e konsideronte shpërblesën si dhuratë të bërë enkas për të?
Kur Adami mëkatoi, ai dhe gjithë pasardhësit e tij u dënuan me vdekje. Por Jehovai dërgoi Birin e tij që të vdiste për secilin prej nesh. Kështu, edhe ti ke mundësi të gëzosh jetën përgjithmonë.
Ndërsa lexon vargjet vijuese, përfytyro si u ndje Jehovai kur pa Birin e tij të vuante. Lexoni Gjonin 19:1-7, 16-18 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:
Si ndihesh për atë që kanë bërë Jehovai dhe Jezui për ty?
DIKUSH MUND TË PYESË: «Si është e mundur që vdekja e një njeriu të shpëtojë gjithë njerëzimin?»
Si do t’i përgjigjeshe?
PËRMBLEDHJE
Falë vdekjes së Jezuit, Jehovai mund të na falë mëkatet. Kështu kemi shpresën të jetojmë përgjithmonë.
Si do të përgjigjeshe?
Pse vdiq Jezui?
Pse themi se Jezui si njeri i përsosur ishte një shpërblesë përkatëse?
Ç’të mira të sjell ty vdekja e Jezuit?
EKSPLORO
Mëso pse quhet shpërblesë jeta e përsosur e Jezuit si njeri.
«Si është ‘shpërblesë për shumë njerëz’ flijimi i Jezuit?» (Artikull në jw.org)
Zbulo çfarë duhet të bëjmë që të shpëtojmë nga mëkati dhe vdekja.
A i fal Jehovai mëkatet e rënda?
Lexo se si njohuria për flijimin e Jezuit e ndihmoi një burrë të ndryshonte personalitetin.
a Mëkati nuk u referohet vetëm veprimeve të gabuara, por edhe prirjes për të bërë të keqen, që e kemi trashëguar nga Adami dhe Eva.
-