-
Dhurata e dashur e PerëndisëKulla e Rojës—2011 | 15 Qershor
-
-
7, 8. Në ç’mënyrë udha e dy njerëzve të përsosur ka sjellë rezultate të ndryshme?
7 Me dashuri, Jehovai mori një masë për njerëzit që të çliroheshin nga gjendja mëkatare e trashëguar. Pavli shpjegoi se kjo u bë e mundur nëpërmjet një njeriu tjetër, një njeriu të përsosur që erdhi më vonë—në të vërtetë, nëpërmjet një Adami të dytë. (1 Kor. 15:45) Sidoqoftë, udha e secilit prej dy njerëzve të përsosur ka sjellë rezultate krejt të ndryshme. Në ç’kuptim?—Lexo Romakëve 5:15, 16.
8 «Me dhuratën nuk është si me shkeljen»,—shkroi Pavli. Adami ishte fajtor për shkeljen dhe me të drejtë u gjykua në mënyrë të pafavorshme—vdiq. Por, nuk ishte i vetmi që vdiq. Në Bibël lexojmë: «Nga shkelja e [atij] njeriu të vetëm vdiqën shumë veta.» Sipas standardeve të Perëndisë për drejtësinë, të gjithë pasardhësit e papërsosur të Adamit, përfshirë edhe ne, meritonin të gjykoheshin po njësoj si Adami. Gjithsesi, mund të ngushëllohemi duke ditur se njeriu i përsosur, Jezui, mund të sillte rezultatin e kundërt. Cili është ky rezultat? Përgjigjen e gjejmë te fjalët e Pavlit, që thotë se «njerëz të çdo lloji shpallen të drejtë për jetën».—Rom. 5:18.
9. Çfarë po bënte Perëndia duke shpallur të drejtë njerëzit, siç përmendet te Romakëve 5:16, 18?
9 Cili është kuptimi i fjalëve greke në shprehjen «shpallen të drejtë»? Doktor Uilliamsi që u përmend më sipër, shkroi për këtë koncept: «Është një metaforë ligjore që thekson një pikë pothuajse ligjore. Tregon një ndryshim në gjendjen e dikujt para Perëndisë, jo një ndryshim të brendshëm të personit. . . . Metafora e paraqit Perëndinë si një gjykatës që ka marrë një vendim në favor të të akuzuarit, i cili, si të thuash, ka dalë para gjykatës së Perëndisë me akuzën për padrejtësi. Por Perëndia e shfajëson të akuzuarin.»
-
-
Dhurata e dashur e PerëndisëKulla e Rojës—2011 | 15 Qershor
-
-
14, 15. Çfarë shpërblimi u vu përpara atyre që Perëndia i shpalli të drejtë, megjithatë çfarë duhej të bënin ende?
14 Mendoni se ç’dhuratë është që i Plotfuqishmi të falë mëkatin që ka trashëguar një njeri, si edhe gabimet që ka kryer! Nuk mund të llogariten mëkatet e kryera nga individët e ndryshëm para se të bëheshin të krishterë. Megjithatë, në bazë të shpërblesës, Perëndia mund t’i falë këto mëkate. Pavli shkroi: «Nga shumë shkelje, dhurata shpalli të drejtë shumë veta.» (Rom. 5:16) Apostujve dhe të tjerëve që do të merrnin këtë dhuratë të dashur (duke u shpallur të drejtë), do t’u duhej të vazhdonin të adhuronin me besim Perëndinë e vërtetë. Me çfarë shpërblimi në të ardhmen? ‘Ata që marrin bollëkun e dashamirësisë së pamerituar dhe të dhuratës falas të drejtësisë, do të mbretërojnë në jetë nëpërmjet një njeriu të vetëm, Jezu Krishtit.’ Po, dhurata e drejtësisë ka efektin e kundërt të shkeljeve të Adamit. Kjo dhuratë sjell si rezultat jetën.—Rom. 5:17; lexo Lukën 22:28-30.
-