-
‘O thellësi e mençurisë së Perëndisë!’Kulla e Rojës—2011 | 15 Maj
-
-
17. Pse ajo që bëri Jehovai ishte «kundër natyrës»?
17 Jehovai bëri diçka që shumë do ta mendonin si krejt të papritur. Pavli e përshkroi atë që ndodhi si «kundër natyrës». (Rom. 11:24) Përse? Sepse do të ishte e pazakontë, madje e panatyrshme, të shartoje një degë ulliri të egër në një ulli të butë; megjithatë, tamam këtë bënin disa bujq në shekullin e parë.b Në mënyrë të ngjashme, Jehovai bëri diçka të jashtëzakonshme. Nga këndvështrimi i judenjve, jojudenjtë nuk ishin të aftë të prodhonin fryt të pranueshëm. Por, pikërisht ata Jehovai i bëri pjesë të «një kombi» që prodhonte fryt. (Mat. 21:43) Duke filluar me mirosjen e Kornelit në vitin 36 të e.s., i cili ishte jojudeu i parë i parrethprerë që u bë i krishterë, jojudenjve të parrethprerë iu dha mundësia të shartoheshin në këtë ulli simbolik.—Vep. 10:44-48.c
18. Ç’mundësi kishin judenjtë natyrorë pas vitit 36 të e.s.?
18 A do të thotë kjo se pas vitit 36 të e.s., judenjtë natyrorë nuk kishin më mundësi të bëheshin pjesë e farës së Abrahamit? Jo. Pavli shpjegon: «Edhe ata [judenjtë natyrorë], nëse nuk janë më njerëz që u mungon besimi, do të shartohen, sepse Perëndia është në gjendje t’i shartojë përsëri. Përderisa u preve ti nga ulliri që është i egër prej natyre dhe kundër natyrës u shartove në ulli të butë, aq më tepër këta, që janë natyrorë, do të shartohen në ullirin e vet!»d—Rom. 11:23, 24.
-
-
‘O thellësi e mençurisë së Perëndisë!’Kulla e Rojës—2011 | 15 Maj
-
-
d Në gjuhën origjinale, këtu u përdor një parashtesë greke për të treguar se kjo pemë ishte «e mirë, e shkëlqyer» ose «më se e përshtatshme për qëllimet e saj». Parashtesa përdoret sidomos për gjërat që përmbushin qëllimin për të cilin janë bërë.
-