SHPREHJE NGA BIBLA
Falja para shpërblesës
Jehovai mund të na i falë mëkatet nëpërmjet shpërblesës që pagoi Jezui me gjakun e vet. (Efes. 1:7) Mirëpo, Bibla thotë se ‘duke u vetëpërmbajtur, Perëndia fali mëkatet e së shkuarës’, pra mëkatet që bënë njerëzit para se Jezui të siguronte shpërblesën. (Rom. 3:25) Si mund ta bënte Jehovai këtë e në të njëjtën kohë të mbante standardin e tij të përsosur të drejtësisë?
Nga pikëpamja e Jehovait, shpërblesa quhej e paguar që nga momenti kur vendosi të sillte një ‘pasardhës’ i cili do t’i shpëtonte njerëzit që do të kishin besim. (Zan. 3:15; 22:18) Perëndia ishte absolutisht i sigurt se në kohën që kishte caktuar, Biri i tij i vetëmlindur do të jepte me gatishmëri jetën si flijim shpërblyes. (Gal. 4:4; Hebr. 10:7-10) Kur ishte në tokë si përfaqësues i Perëndisë, Jezui kishte autoritetin t’i falte mëkatet e njerëzve me besim që para se të paguhej shpërblesa. Këtë mund ta bënte sepse e dinte që flijimi i tij do t’i fshinte mëkatet e tyre.—Mat. 9:2-6.