-
Ringjallja e Jezuit—A ndodhi vërtet?Kulla e Rojës—2013 | 1 Mars
-
-
Disa të krishterë në Korintin e lashtë ishin të pështjelluar për këtë çështje, kurse të tjerë nuk besonin fare në ringjalljen e mirëfilltë. Në letrën e parë që u drejtoi të krishterëve atje, apostulli radhiti pasojat që do të vinin, në rast se ringjallja nuk do të ishte realitet. Ai shkroi: «Nëse në të vërtetë nuk ka ringjallje të të vdekurve, atëherë as Krishti nuk është ngritur. Por, nëse Krishti nuk është ngritur, predikimi ynë është me siguri i kotë, e po kështu dhe besimi ynë është i kotë. Për më tepër, dalim edhe dëshmitarë të rremë për Perëndinë. . . . Besimi juaj është i kotë dhe jeni akoma në mëkatet tuaja. . . . Edhe ata që kanë rënë në gjumin e vdekjes në unitet me Krishtin, kanë marrë fund.»—1 Korintasve 15:13-18.
«Iu shfaq njëherësh më shumë se pesëqind vëllezërve. . . . Pas kësaj, ai iu shfaq Jakovit, pastaj gjithë apostujve, por të fundit nga të gjithë, m’u shfaq edhe mua.»—1 Korintasve 15:6-8
-
-
Ringjallja e Jezuit—A ndodhi vërtet?Kulla e Rojës—2013 | 1 Mars
-
-
Do të kishte edhe pasoja të tjera. Nëse Krishti nuk u ngrit nga të vdekurit, besimi i krishterë do të ishte i kotë, bosh, i bazuar në një gënjeshtër. Për më tepër, Pavli dhe të tjerët do të kishin folur në mënyrë të rreme jo vetëm për ringjalljen e Jezuit, por edhe për atë që thanë se e ringjalli, për Perëndinë Jehova. Përveç kësaj, edhe pohimi se Krishti kishte ‘vdekur për mëkatet tona’, nuk do të ishte i vërtetë—sepse, po të mos e shpëtonin nga vdekja Shpëtimtarin, as ai vetë nuk kishte si t’i shpëtonte të tjerët. (1 Korintasve 15:3) Kjo do të nënkuptonte se të krishterët që kishin vdekur, në disa raste si martirë, kishin marrë fund me shpresën e rreme se do të ringjalleshin.
-