THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | 2 KORINTASVE 4-6
«Ne nuk dorëzohemi»
Imagjino dy familje që jetojnë në të njëjtin pallat të rrënuar. Njëra nga familjet është e dëshpëruar, dhe me të drejtë. Por, çuditërisht familja tjetër është e lumtur. Si ka mundësi? Ngaqë shumë shpejt do të transferohet në një shtëpi të re e të bukur.
Edhe pse «e gjithë krijesa vazhdon të rënkojë së bashku dhe të përjetojë dhembje së bashku», shërbëtorët e Perëndisë kanë një shpresë që i mban të fortë. (Ro 8:22) Ne e dimë se hallet që kemi sot, madje edhe ato që na kanë munduar prej dekadash, janë ‘kalimtare dhe të lehta’ krahasuar me jetën përgjithmonë në botën e re të Perëndisë. Po t’i mbajmë sytë te bekimet e ardhshme të Mbretërisë, do të ruajmë gëzimin dhe nuk do të dorëzohemi.