-
Jehovai i ka numëruar «fijet e flokëve të kokës suaj»Kulla e Rojës—2005 | 1 Gusht
-
-
4. Cilën situatë duhej të duronte Pavli, e si lidhet edhe me ne kjo situatë?
4 Shiko se çfarë i ndodhi apostullit Pavël. Ai shkroi: «Më është dhënë një gjemb në mish, një engjëll i Satanait, që të më bjerë vazhdimisht me shuplaka.» Pastaj shtoi: «Iu përgjërova tri herë Zotërisë që ta hiqte prej meje [këtë gjemb].» Jehovai i dëgjoi përgjërimet e Pavlit. Megjithatë, i bëri të qartë se nuk do të ndërhynte me ndonjë mrekulli, për t’ia zgjidhur problemin. Jo, Pavlit do t’i duhej të mbështetej te fuqia e Perëndisë për ta përballuar këtë «gjemb në mish».b (2 Korintasve 12:7-9) Ashtu si Pavli, ndoshta edhe ti ke një sprovë që po vazhdon prej kohësh. Mbase pyet veten: ‘Mos vallë Jehovai nuk është në dijeni të situatës sime apo nuk interesohet për mua, sepse duket sikur s’po bën asgjë për këtë sprovë që po kaloj?’ Absolutisht jo! Fjalët që u tha Jezui apostujve, pak kohë pasi i zgjodhi, zbulojnë se sa thellë interesohet Jehovai për secilin nga shërbëtorët e tij besnikë. Le të shohim se si mund të na japin zemër edhe neve fjalët e tij.
-
-
Jehovai i ka numëruar «fijet e flokëve të kokës suaj»Kulla e Rojës—2005 | 1 Gusht
-
-
b Bibla nuk thotë se çfarë ishte ky «gjemb në mish». Ndoshta ishte një problem fizik, si shikimi i dobët. Ose shprehja «gjemb në mish» mund t’u referohet apostujve të rremë dhe të tjerëve që vinin në dyshim autoritetin e Pavlit si apostull dhe shërbimin e tij.—2 Korintasve 11:6, 13-15; Galatasve 4:15; 6:11.
-