-
T’i rritësh fëmijët në disiplinën e PerëndisëZgjohuni!—2004 | 8 Nëntor
-
-
Kuptimi i vërtetë i disiplinës
Bibla e përkufizon qartë rolin që kanë prindërit kur japin disiplinën. Për shembull, tek Efesianëve 6:4 thuhet: «Ju, etër, mos i acaroni fëmijët tuaj, por vazhdoni t’i rritni në disiplinën dhe normën mendore të Jehovait.» Ky shkrim përmend në veçanti babanë si atë që duhet të marrë drejtimin për t’u kujdesur për fëmijët. Natyrisht, nëna punon përkrah të shoqit.
Lidhur me këtë, Fjalori i Biblës për përkthyesit (anglisht), thotë: «Në Bibël disiplina lidhet ngushtësisht me stërvitjen, mësimin dhe njohurinë nga njëra anë, si edhe me qortimin, ndreqjen dhe ndëshkimin nga ana tjetër. Zbatohet natyrshëm në procesin e stërvitjes së fëmijëve.» Pra të disiplinosh do të thotë shumë më tepër sesa vetëm të qortosh, pasi përfshin gjithë stërvitjen që u duhet fëmijëve për t’u rritur mirë. Por, ç’duhet të bëjnë prindërit për të mos i acaruar fëmijët?
Kuptojini
Çfarë i acaron fëmijët? Mendoni disa çaste këtë situatë. Keni një shok pune që zemërohet shpejt dhe është i paduruar. S’i pëlqen asgjë që bëni. Ju duket sikur gjen diçka për të kritikuar në gjithçka që thoni e që bëni. Shpesh nuk e pëlqen punën tuaj dhe ju bën të ndiheni të pavlerë. A s’do t’ju acaronte e t’ju shkurajonte kjo?
E njëjta gjë mund t’i ndodhë një fëmije kur prindërit vazhdimisht e qortojnë ose e kritikojnë të zemëruar. Është e vërtetë se fëmijët kanë nevojë për ndonjë ndreqje hera-herës dhe se Bibla i autorizon prindërit për të dhënë këtë ndreqje. Por, në qoftë se e acaroni fëmijën duke e trajtuar me ashpërsi e pa dashuri, kjo mund t’i shkaktojë dëme emocionale, frymore e madje edhe fizike.
-
-
T’i rritësh fëmijët në disiplinën e PerëndisëZgjohuni!—2004 | 8 Nëntor
-
-
[Kutia dhe figura në faqen 27]
‘NORMA MENDORE E JEHOVAIT’
Tek Efesianëve 6:4 përmendet ‘norma mendore e Jehovait’. Në disa Bibla, fjala origjinale greke për shprehjen ‘norma mendore’ përkthehet «mendje» dhe «këshillë». Të gjitha këto fjalë tregojnë se familjet nuk duhet të mjaftohen vetëm duke lexuar Biblën ose duke trajtuar mekanikisht materialin që gjendet në ndonjë botim ndihmës për studimin e Biblës. Prindërit duhet të sigurohen se fëmijët e kapin kuptimin e Fjalës së Perëndisë, rëndësinë e bindjes, dashurinë që ka Jehovai për ta dhe mbrojtjen që u ofron.
Si mund të arrihet kjo? Xhudi, nënë e tre fëmijëve, e kuptoi se nuk mjaftonte vetëm t’u kujtonte vazhdimisht fëmijëve parimet biblike. «E pashë se nuk u pëlqente kur u përsëritja vazhdimisht të njëjtat gjëra në të njëjtën mënyrë. Fillova të kërkoja mënyra të ndryshme për t’i mësuar. Një mënyrë ishte të lexoja artikuj në revistën Zgjohuni!, që i paraqitnin ato pika nga një këndvështrim i ri. Kështu mësova se si t’u jap fëmijëve këshillat që u duhen, por pa i acaruar.»
Anxheloja, familja e të cilit kaloi kohë të vështira, tregon se si i mësoi vajzat e tij të meditonin rreth Fjalës së Perëndisë: «Lexonim vargje biblike së bashku, pastaj unë veçoja disa shprehje dhe shpjegoja si zbatoheshin për rrethanat në të cilat ishin vajzat e mia. Më vonë, kur e lexonin vetë Biblën, e vëreja se ishin zhytur thellë në mendime, duke medituar për kuptimin që kishin ato vargje për to.»
-