-
Filipianëve 4:6, 7—«Mos u shqetësoni për asgjë»Shpjegim i vargjeve të Biblës
-
-
«Mos jini në ankth për asgjë, por për çdo gjë, bëjani të njohura Perëndisë kërkesat tuaja me lutje, përgjërime dhe falënderime. Kështu paqja e Perëndisë, që tejkalon çdo mendim, do të ruajë zemrën dhe mendjen tuaj me anë të Krishtit Jezu.»—Filipianëve 4:6, 7, Përkthimi Bota e Re.
«Mos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim. Dhe paqja e Perëndisë, që ia tejkalon çdo zgjuarësie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus.»—Filipianëve 4:6, 7, Diodati i Ri.
-
-
Filipianëve 4:6, 7—«Mos u shqetësoni për asgjë»Shpjegim i vargjeve të Biblës
-
-
Perëndia u përgjigjet këtyre lutjeve duke u dhënë paqe adhuruesve të tij. ‘Paqja e Perëndisë’ është një ndjenjë qetësie që vjen kur ke një miqësi të ngushtë me Të. (Romakëve 15:13; Filipianëve 4:9) Kjo paqe «tejkalon çdo mendim», sepse vjen nga Perëndia dhe mund të na ndihmojë më tepër nga sa imagjinojmë.
Ky varg thotë se paqja e Perëndisë mund të na ruajë zemrën. Në këtë shkrim, fjala greke e përkthyer ‘ruaj’ lidhet me një term ushtarak që përcjell idenë e punës që bënin një grup ushtarësh për të mbrojtur një qytet të fortifikuar. Në të njëjtën mënyrë paqja e Perëndisë e mbron dikë mendërisht dhe emocionalisht. Pra e ndihmon të mos mbytet nga ankthi për shkak të problemeve ose të halleve.
Paqja e Perëndisë na mbron «me anë të Krishtit», sepse vetëm falë tij mund të kemi miqësi me Perëndinë. Jezui dha jetën e tij si flijim shpërblyes për mëkatet tona. Nëse kemi besim tek ai, mund të marrim bekimet e Perëndisë. (Hebrenjve 11:6) Gjithashtu, ne i lutemi Perëndisë vetëm nëpërmjet Jezuit. Ai tha: «Askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje.»—Gjoni 14:6; 16:23.
-