Ide për studimin
Mëso përmendsh këngët tona
«Kur më mundojnë ndjenjat e pavlefshmërisë, Jehovai më jep zemër me anë të këngëve në JW Broadcasting®.»—Lorena, SHBA.
Këngët kanë qenë gjithmonë pjesë e adhurimit tonë. Nëse i mëson përmendsh, ‘këngët e adhurimit’ mund të të ndihmojnë edhe kur nuk ke librin e këngëve ose një pajisje elektronike. (Kolos. 3:16) Provo këto sugjerime për t’i fiksuar në kujtesë këngët:
Lexoji me kujdes tekstet për të kuptuar domethënien. Kur e kupton mirë diçka, e ke më të lehtë ta kujtosh. Tekstet e të gjitha këngëve tona, përfshirë edhe këngët e programeve mujore dhe këngët për fëmijë, janë në jw.org. Mund të shkosh te pjesa Bibliotekë, pastaj te kategoria Muzikë.
Shkruaji në letër tekstet e këngëve. Kur e bën këtë, ka të ngjarë që fjalët të të nguliten më thellë në mendje.—Ligj. 17:18.
Praktikoji këngët me zë. Lexoje ose këndoje shpesh një këngë.
Provo kujtesën. Përpiqu t’i kujtosh fjalët pa e parë tekstin që të shohësh sa mban mend.