-
A është e gabuar të pikëllohemi?Zgjohuni!—2001 | Korrik
-
-
«VEÇ KËSAJ VËLLEZËR, NE NUK DUAM QË TË JENI NË PADIJE LIDHUR ME ATA QË PO FLENË NË GJUMIN E VDEKJES; QË JU TË MOS BRENGOSENI, SI BËJNË EDHE TË TJERËT QË NUK KANË ASNJË SHPRESË.»—1 SELANIKASVE 4:13.
BIBLA jep një shpresë për ata që kanë vdekur. Ringjalljet e kryera nga Jezui, si edhe mësimet e tij, tregojnë për një kohë kur të vdekurit do të vijnë përsëri në jetë. (Mateu 22:23-33; Marku 5:35, 36, 41, 42; Luka 7:12-16) Si duhet të ndikojë te ne kjo shpresë? Fjalët e apostullit Pavël të cituara më sipër tregojnë se kjo shpresë mund të jetë ngushëlluese kur të vdes një njeri i dashur.
Nëse keni humbur një njeri të dashur nga vdekja, pa dyshim keni përjetuar dhembjen emocionale që shoqëron një tragjedi të tillë. Tereza, burri i së cilës vdiq në moshën 42-vjeçare, pak kohë pas një operacioni në zemër, thotë: «Çfarë tronditjeje që ishte! Ndjenja e parë ishte një frikë e plotë. Më pas erdhi dhembja e tmerrshme, e cila thellohej me kalimin e kohës. Qaja shumë.» A tregojnë reagime të tilla mungesë besimi në premtimin e Jehovait për të ringjallur të vdekurit? A duan të thonë fjalët e Pavlit se është e gabuar të pikëllohemi?
Shembuj pikëllimi në Bibël
I gjejmë përgjigjet e këtyre pyetjeve duke shqyrtuar shembuj nga Bibla të atyre që janë pikëlluar. Në shumë tregime, vdekja e një anëtari të afërt të familjes shoqërohej nga një periudhë pikëllimi. (Zanafilla 27:41; 50:7-10; Psalmi 35:14) Ndjenjat që shoqëronin këtë pikëllim shpesh ishin shumë të forta.
-
-
A është e gabuar të pikëllohemi?Zgjohuni!—2001 | Korrik
-
-
Megjithatë, edhe pse si të krishterë sigurisht që hidhërohemi për shkak të vdekjes, nuk brengosemi «si bëjnë edhe të tjerët që nuk kanë asnjë shpresë». (1 Selanikasve 4:13) Ne nuk zhytemi në një pikëllim të paarsyeshëm dhe tejet të madh, sepse nuk jemi të pështjelluar për sa i përket gjendjes së të vdekurve. E dimë se ata nuk janë në dhembje ose vuajtje, por në një gjendje si një gjumë i thellë dhe i qetë. (Predikuesi 9:5; Marku 5:39; Gjoni 11:11-14) Kemi, gjithashtu, siguri të plotë se Jezui, «ringjallja dhe jeta», do të veprojë sipas premtimit të tij për të sjellë në jetë «të gjithë ata që janë në varret përkujtimore».—Gjoni 5:28, 29; 11:24, 25.
-