-
Profecia 4. Mungesë e dashurisë së natyrshmeKulla e Rojës—2011 | 1 Maj
-
-
Profecia 4. Mungesë e dashurisë së natyrshme
«Njerëzit do të jenë . . . pa përzemërsi normale për familjen e tyre.»—2 TIMOTEUT 3:1-3, God’s Word Bible.
● Krisi punon në Uellsin e Veriut, në një ekip që ndihmon viktimat e dhunës në familje. Ai thotë: «Më kujtohet një grua që po hynte, të cilën e kishin rrahur aq shumë sa nuk mund ta njihja që nga hera e fundit kur e pashë. Gra të tjera janë kaq të rrënuara emocionalisht, sa as kokën s’e ngrenë lart.»
ÇFARË TREGOJNË FAKTET? Në një vend afrikan, afërsisht 1 në 3 gra është abuzuar seksualisht kur ishte fëmijë. Një sondazh i bërë në të njëjtin vend tregoi se më shumë se një e treta e burrave mendonin se ishte e pranueshme ta rrihje gruan. Megjithatë, gratë nuk janë të vetmet që bien pre e dhunës në familje. Për shembull, në Kanada, thuajse 3 në çdo 10 burra janë rrahur ose abuzuar në mënyra të tjera nga gratë e tyre.
CILI ËSHTË NJË KUNDËRSHTIM I ZAKONSHËM? Dhuna në familje ka ekzistuar gjithmonë. Vetëm se sot po i kushtohet më shumë vëmendje se më përpara.
A KA BAZA KY KUNDËRSHTIM? Në dekadat e fundit, është vënë shumë theksi te dhuna në familje. Por, a ka sjellë më pak dhunë fakti që njerëzit janë bërë më të vetëdijshëm për të? Jo, nuk ka ndodhur kështu. Mungesa e përzemërsisë së natyrshme është më e përhapur se kurrë.
SI MENDONI? A po përmbushet 2 Timoteut 3:1-3? A nuk u mungon shumë vetave përzemërsia për familjen, e cila duhet të vijë natyrshëm?
-
-
Profecia 4. Mungesë e dashurisë së natyrshmeKulla e Rojës—2011 | 1 Maj
-
-
[Diçitura në faqen 7]
«Dhuna në familje pranohet si një krim që prej shumë kohësh denoncohet pak nga njerëzit. Përgjithësisht, një grua do të dhunohet nga partneri i saj 35 herë para se të kontaktojë policinë.»—NJË ZËDHËNËSE E SHËRBIMIT ONLINE TË UELLSIT, PËR ABUZIMIN NË FAMILJE.
-