Stërvitini qysh në foshnëri
STUDIMET moderne tregojnë se «fetuset kanë reagime fiziologjike ndaj zërave». Sipas Winnipeg Free Press, studiuesit e Karolinës Veriore «zbuluan se pasi nënat u lexonin fëmijëve që në mitër, të sapolindurit reagonin, kur fragmentet lexoheshin përsëri». Gratë që lexojnë me zë gjatë shtatzënisë, mund t’i kontribuojnë fare mirë ngulitjes së vlerave të mira morale tek fëmija. Bibla thotë se Timoteu ‘i njihte shkrimet e shenjta që nga foshnjëria’. (2. Timoteut 3:14, 15) Siç duket, e ëma dhe gjyshja e tij e çmonin vlerën që kishte për të, stërvitja e tij qysh nga foshnjëria, gjë që ka shumë mundësi të ketë përfshirë leximin me zë.
Leximi është «aftësia më e fuqishme jetësore që kemi në shoqëri sot»,—thotë autori Xhim Trelis. Aftësitë gjuhësore dhe të fjalës rriten, duke lexuar me zë.
Është e mençur të fillosh të lexosh me zë, të paktën kur fillon të flasësh me foshnjën. Edhe pse fëmija i palindur apo i sapolindur nuk do të kuptojë fillimisht atë që po i thua, dobitë e mundshme të mëvonshme ia vlejnë. Proverbat 22:6 thotë: «Mësoji fëmijës rrugën që duhet të ndjekë dhe ai nuk do të largohet prej saj edhe kur të plaket.»
Çfarë mund të lexosh që të jetë si praktike, ashtu edhe e dobishme? Çdo ditë, lexoji me zë fëmijës tënd Biblën. Përveç kësaj, lexo botime të tjera të dobishme, si Të dëgjojmë mësuesin e madh, Libri im i tregimeve biblike, Njeriu më i madh i cili ka jetuar ndonjëherë dhe artikuj të revistës Kulla e Rojës dhe Zgjohuni!
Vërtet, përkushtimi i vetes në këtë mënyrë, kërkon kohë, por kjo kohë nuk është harxhuar kot. Është një mënyrë konkrete për të treguar se kujdesesh dhe e do fëmijën tënd.