BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Jetimi”
  • Jetimi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Jetimi
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Ati i jetimëve
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Të tregojmë interes të dhembshur për ‘djemtë pa baba’
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2002
  • Të kujdesemi për jetimët dhe vejushat në shtrëngimet e tyre
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Jetimi”

JETIMI

Jetimët dhe vejushat mund të binin kollaj pre e shtypjes dhe e vështirësive, pasi nuk kishin një burrë në shtëpi që t’i mbështeste e të mbronte interesat e tyre. Për këtë arsye, për mirëqenien e tyre kujdesej Ligji, i cili siguronte jo vetëm drejtësi për jetimët, për vejushat e për të ardhurit, por edhe siguronte disa masa në ndihmë të tyre. (Da 22:22-24; Lp 24:17) Prodhimet që liheshin në arë, në ullishte ose në vreshta, ishin për këta fukarenj. (Lp 24:19-21) Çdo vit u bëhej një ftesë e veçantë që të merrnin pjesë në festën e Grumbullimit (festa e Kasolleve), ku mund të gëzonin në gostinë e bollshme që bëhej me rastin e këtij kremtimi. (Lp 16:9-14) Çdo tre vjet, e dhjeta e veçantë që izraelitët e hanin normalisht në Jerusalem, grumbullohej brenda portave të qyteteve të tyre. Jetimëve u takonte me ligj një pjesë nga kjo e dhjetë.​—Lp 14:28, 29; 26:12, 13.

Sa rëndësi ka për shërbëtorët e Perëndisë të kujdesen me dashuri për jetimët?

Meqë këta fëmijë të pambrojtur mund të liheshin kollaj pas dore, Jehovai e përdorte shprehjen «jetim» kur donte të tregonte deri në ç’masë Izraeli e ndiqte drejtësinë ose devijonte prej saj. Kur kombi gëzonte shëndet frymor të mirë, kujdesej për jetimët. Por, kur drejtësia përdhosej në vend, ishte e sigurt se jetimët liheshin pas dore, dhe kjo ishte simptomë e rrënimit të kombit. (Ps 82:3; 94:6; Is 1:17, 23; Jr 7:5-7; 22:3; Ezk 22:7; Za 7:9-11; Ma 3:5) Mallkimi i Jehovait binte mbi ata që shtypnin jetimët. (Lp 27:19; Is 10:1, 2) Jehovai e përshkruan veten si Shpenguesi (Pr 23:10, 11) e Ati (Ps 68:5) i jetimëve, si ai që i ndihmon (Ps 10:14). Kur gjykon, ai u jep të drejtën atyre (Lp 10:17, 18), u tregon mëshirë (Ho 14:3), i çliron (Ps 146:9) dhe i mban gjallë.​—Jr 49:11.

Një nga shenjat identifikuese të krishterimit të vërtetë është kujdesi për gratë që kanë humbur bashkëshortët ose për fëmijët pa prindër. Dishepulli Jakov u shkroi të krishterëve: «Adhurimi i pastër dhe i pandotur nga pikëpamja e Perëndisë, Atit tonë, është ky: të kujdesesh për jetimët dhe vejushat në vështirësitë e tyre dhe ta ruash veten të panjollë nga bota.»​—Jk 1:27.

Fjala greke për jetim (orfanós) është përdorur në mënyrë të figurshme te Gjoni 14:18 dhe është përkthyer në mënyra të ndryshme, si «të-varfërë» (Kris) ose «të pikëlluar» (BR).

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo