-
Barinj, imitoni barinjtë më të mëdhenjKulla e Rojës—2013 | 15 Nëntor
-
-
4. Çfarë do të shqyrtojmë në këtë artikull?
4 Prandaj, si duhet të sillen me delet barinjtë e krishterë? Pjesëtarët e kongregacionit nxiten ‘t’u binden atyre që marrin drejtimin’ mes tyre. Në krahun tjetër, pleqtë e krishterë këshillohen të mos ‘sillen si zotër me ata që janë trashëgimia e Perëndisë’. (Hebr. 13:17; lexo 1 Pjetrit 5:2, 3.) Si mund të marrin drejtimin pleqtë e emëruar pa u sjellë si zotër të kopesë? Me fjalë të tjera, si mund të kujdesen për nevojat e deleve pa kaluar caqet e autoritetit që Perëndia u ka dhënë mbikëqyrësve?
-
-
Barinj, imitoni barinjtë më të mëdhenjKulla e Rojës—2013 | 15 Nëntor
-
-
9. Cilin qëndrim i këshilloi Jezui dishepujt të kishin?
9 Pikëpamja e Jezuit për rolin e një bariu frymor ndryshonte nga ajo që shfaqën dikur Jakovi dhe Gjoni. Të dy apostujt donin të zinin një vend të shquar në Mbretëri. Por, Jezui e korrigjoi qëndrimin e tyre kur u tha: «Ju e dini se sundimtarët e huaj kanë qejf t’u japin urdhra njerëzve. Dhe të mëdhenjtë kanë pushtet absolut mbi ata që i kanë nën sundim. Mos u sillni si këta. Kushdo që dëshiron të bëhet i madh, duhet të jetë shërbëtori i gjithë të tjerëve.» (Mat. 20:25, 26, Contemporary English Version) Apostujve iu desh të mposhtnin dëshirën që ‘të silleshin si zotër’ me të bashkëkrishterët ose ‘t’u jepnin urdhra njerëzve’.
10. Si do Jezui që pleqtë ta trajtojnë kopenë, dhe çfarë shembulli la Pavli për këtë?
10 Jezui pret që pleqtë e krishterë ta trajtojnë kopenë ashtu si e trajtoi ai. Duhet të jenë të gatshëm t’u shërbejnë bashkëbesimtarëve e jo të sillen si zotër me ta. Këtë qëndrim të përulur kishte apostulli Pavël, prandaj u tha pleqve të kongregacionit të Efesit: «Ju e dini mirë se, që nga dita e parë që vura këmbë në krahinën e Azisë, kam qenë me ju gjithë kohën, duke shërbyer si skllav për Zotërinë me përulësinë më të madhe të mendjes.» Dëshira e apostullit ishte që ata pleq t’i ndihmonin sinqerisht dhe përulësisht të tjerët. Ai u tha: «Në gjithçka që bëra, ju tregova se duke u munduar kështu, duhet të ndihmoni të dobëtit.» (Vep. 20:18, 19, 35) Pavli u tha korintasve se nuk ishte zot mbi besimin e tyre. Përkundrazi, ishte bashkëpunëtor i përulur për gëzimin e tyre. (2 Kor. 1:24) Ai la një shembull të shkëlqyer për pleqtë sot, se si të punojnë me përulësi dhe pa u lodhur.
-
-
Barinj, imitoni barinjtë më të mëdhenjKulla e Rojës—2013 | 15 Nëntor
-
-
«SHEMBUJ PËR KOPENË»
13, 14. Në cilat fusha duhet të jetë shembull për kopenë një plak?
13 Pasi i këshilloi pleqtë në kongregacion që ‘të mos silleshin si zotër mbi ata që u ishin besuar’, apostulli Pjetër i nxiti ‘të bëheshin shembuj për kopenë’. (1 Pjet. 5:3; shën., BR me referime, angl.) Si mund të jetë një plak shembull për kopenë? Mendoni për dy nga kualifikimet që duhet të përmbushë një burrë që «synon detyrën e mbikëqyrësit». Duhet të jetë «me mendje të shëndoshë» dhe që «e drejton shkëlqyeshëm shtëpinë e vet». Nëse një plak është kryefamiljar, duhet të drejtojë familjen në mënyrë shembullore, sepse, «në të vërtetë, nëse një njeri nuk di të drejtojë shtëpinë e vet, si do të kujdeset për kongregacionin e Perëndisë»?! (1 Tim. 3:1, 2, 4, 5) Që të kualifikohet për detyrën e mbikëqyrësit, një burrë duhet të jetë me mendje të shëndoshë në kuptimin që t’i dallojë qartë parimet hyjnore dhe të dijë t’i zbatojë për vete. Ai është i matur dhe nuk gjykon rrëmbimthi. Të tjerët në kongregacion ndihen të sigurt kur vërejnë këto cilësi te pleqtë.
14 Një fushë tjetër ku mbikëqyrësit lënë një shembull të shkëlqyer për të bashkëkrishterët është kur marrin drejtimin në predikim. Jezui është shembull për pleqtë në këtë aspekt. Predikimi i lajmit të mirë për Mbretërinë ishte pjesë e rëndësishme e aktivitetit të tij kur ishte në tokë. Ai u tregoi dishepujve si ta kryenin këtë vepër. (Mar. 1:38; Luka 8:1) Sa inkurajuese është kur lajmëtarët predikojnë sup më sup me pleqtë, kur shohin zellin e tyre në këtë vepër jetëshpëtuese e kur mësojnë nga metodat e tyre të mësimdhënies! Këmbëngulja me zell e mbikëqyrësve për t’i kushtuar kohë dhe energji predikimit të lajmit të mirë, pavarësisht nga programi i ngjeshur, nxit gjithë kongregacionin të shfaqë të njëjtin zell. Gjithashtu, pleqtë mund t’u lënë një shembull të mirë vëllezërve kur përgatiten për mbledhjet dhe marrin pjesë në to, si edhe kur angazhohen në aktivitete të tjera, si pastrimi dhe mirëmbajtja e Sallës së Mbretërisë.—Efes. 5:15, 16; lexo Hebrenjve 13:7.
-