-
Bibla—Një mesazh nga PerëndiaGëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
-
-
1. Meqë Biblën e shkruan njerëzit, si mund të jetë Perëndia autori i saj?
Bibla u shkrua nga rreth 40 shkrimtarë gjatë një periudhe prej më se 1.600 vjetësh, nga viti 1513 p.e.s. deri rreth vitit 98 të e.s. Këta shkrimtarë kishin formime të ndryshme. Megjithatë, të gjitha pjesët e Biblës janë në harmoni me njëra-tjetrën. A është e mundur kjo? Po, sepse Autori i Biblës është Perëndia. (Lexo 1 Selanikasve 2:13.) Ata shkrimtarë nuk hodhën me shkrim mendimet e tyre, përkundrazi ‘thanë mesazhin e Perëndisë të shtyrë nga fryma e shenjtë’.a (2 Pjetrit 1:21) Perëndia përdori frymën e tij të shenjtë për t’i frymëzuar ose për t’i nxitur njerëzit të shkruanin mendimet e tij.—2 Timoteut 3:16.
-
-
Çfarë dimë për Jehovain?Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
-
-
4. Fryma e shenjtë—Forca vepruese e Perëndisë
Jehovai e përdor frymën e tij të shenjtë, ashtu si ne përdorim duart për të punuar. Bibla tregon se fryma e shenjtë nuk është person, por forca që përdor Perëndia për t’i bërë gjërat. Lexoni Lukën 11:13 dhe Veprat 2:17 e më pas diskutoni për këto pyetje:
Perëndia ‘do të derdhë’ frymën e shenjtë mbi ata që ia kërkojnë. Prandaj, çfarë mendon se është fryma e shenjtë: person apo forca vepruese e Perëndisë? Pse mendon kështu?
Jehovai e përdor frymën e shenjtë për të bërë gjëra të jashtëzakonshme. Lexoni Psalmin 33:6 dhe 2 Pjetrit 1:20, 21 e më pas diskutoni për këtë pyetje:
Çfarë ka bërë Jehovai me anë të frymës së tij të shenjtë?
-