-
Si i ndihmoi Gaji vëllezëritKulla e Rojës (Për studim)—2017 | Maj
-
-
Mysafirët mbase ishin misionarë, të dërguar të Gjonit ose mbikëqyrës udhëtues. Sido të ketë qenë, ata udhëtonin për hir të lajmit të mirë. Gjoni tha për ta: «Kanë dalë për emrin e tij.» (3 Gjon. 7) Gjoni sapo e kishte përmendur Perëndinë (shih vargun 6), prandaj shprehja «për emrin e tij» duket se nënkupton emrin e Jehovait. E pra, vëllezërit ishin pjesë e kongregacionit të krishterë dhe meritonin t’i pritnin ngrohtë. Është ashtu siç shkroi Gjoni: «Kemi detyrimin t’i mirëpresim njerëz të tillë, që të bëhemi bashkëpunëtorë në të vërtetën.»—3 Gjon. 8.
-
-
Si i ndihmoi Gaji vëllezëritKulla e Rojës (Për studim)—2017 | Maj
-
-
Së pari, shumë prej nesh ia detyrojmë deri diku faktin që njohim të vërtetën besnikëve që ishin të gatshëm të udhëtonin për të na dhënë këtë njohuri. Natyrisht, jo të gjithë pjesëtarët e kongregacionit të sotëm bëjnë udhë të largëta për hir të lajmit të mirë. Megjithatë, ashtu si Gaji, ne mund t’i mbështetim dhe t’i inkurajojmë në ndonjë mënyrë ata që udhëtojnë, si për shembull mbikëqyrësin qarkor dhe gruan e tij. Ose ndoshta kemi mundësi t’u japim ndihmë praktike vëllezërve e motrave që transferohen në zona të tjera brenda vendit, a madje edhe jashtë shtetit, për të shërbyer atje ku ka më shumë nevojë për lajmëtarë të Mbretërisë. Pra, le të ‘ndjekim udhën e mikpritjes’.—Rom. 12:13; 1 Tim. 5:9, 10.
-