-
Qyteti që shndritZbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
-
-
6. (a) Si e përshkroi Gjoni matjen e qytetit, dhe ç’tregon kjo matje? (b) Si mund të shpjegohet që masa e përdorur ishte «sipas masës së një njeriu dhe në të njëjtën kohë sipas asaj të një engjëlli»? (Shih shënimin.)
6 Gjoni vazhdoi tregimin: «Ai që po fliste me mua mbante një kallam të artë si matës, që të maste qytetin, portat dhe murin e tij. Qyteti shtrihet në formë katrore dhe gjatësia e tij është po aq sa gjerësia. Ai e mati qytetin me kallam, dhe ishte dymbëdhjetë mijë stadë; gjatësia, gjerësia dhe lartësia e tij janë të barabarta. Mati edhe murin e tij dhe ishte njëqind e dyzet e katër kute, sipas masës së një njeriu dhe në të njëjtën kohë sipas asaj të një engjëlli.» (Zbulesa 21:15-17) Matja e shenjtërores së tempullit garantoi përmbushjen e qëllimeve të Jehovait për të. (Zbulesa 11:1) Tani, kjo matje që i bëri engjëlli Jerusalemit të Ri tregon se sa të pandryshueshme janë qëllimet e Jehovait për këtë qytet të lavdishëm.a
7. Ç’kanë të jashtëzakonshme përmasat e qytetit?
7 Ç’qytet i jashtëzakonshëm! Një kub i përsosur me perimetër 12.000 stadë (rreth 2.220 km), i rrethuar nga një mur i lartë 144 kute ose 64 metra. Asnjë qytet i mirëfilltë s’mund të ketë kurrë përmasa të tilla. Do të mbulonte një zonë rreth 14 herë më të madhe se Izraeli i sotëm dhe do të ishte rreth 560 km i lartë! Zbulesa u paraqit me shenja. Prandaj, ç’na tregojnë këto përmasa për Jerusalemin e Ri qiellor?
8. Ç’përfaqësojnë (a) muret e qytetit 144 kute të larta? (b) perimetri 12.000 stadë i qytetit? (c) forma e një kubi të përsosur e qytetit?
8 Muret 144 kute të larta na kujtojnë se qyteti përbëhet nga 144.000 bij frymorë të adoptuar të Perëndisë. Numri 12 që shfaqet në perimetrin 12.000 stadë të qytetit—ku gjatësia, gjerësia dhe lartësia janë të barabarta—përdoret në mënyrë figurative në profecinë biblike në kontekste organizative. Kështu, Jerusalemi i Ri është një sistem i organizuar më së miri për të përmbushur qëllimin e përjetshëm të Perëndisë. Jerusalemi i Ri, bashkë me mbretin Jezu Krisht, është organizata e Mbretërisë së Jehovait. Ç’të themi për formën e qytetit: një kub i përsosur. Në tempullin e Solomonit, Më e Shenjta, ku ndodhej një paraqitje simbolike e pranisë së Jehovait, ishte në formën e një kubi të përsosur. (1 Mbretërve 6:19, 20) Prandaj, është më se e përshtatshme që Jerusalemi i Ri, i ndriçuar nga lavdia e Jehovait, të jetë si një kub i përsosur në një shkallë më të madhe. Të gjitha përmasat e tij janë të ekuilibruara në mënyrë të përsosur. Është një qytet ku nuk ka parregullsi ose të meta.—Zbulesa 21:22.
-
-
Qyteti që shndritZbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
-
-
a Që masa e përdorur ishte «sipas masës së një njeriu dhe në të njëjtën kohë sipas asaj të një engjëlli», mund të ketë lidhje me faktin se qyteti përbëhet nga 144.000 persona që fillimisht ishin njerëz, por që më pas u bënë krijesa frymore mes engjëjve.
-