-
Madhështia e fronit qiellor të JehovaitZbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
-
-
Prania plot shkëlqim e Jehovait
4. (a) Ç’domethënie ka vegimi i Gjonit për të krishterët e mirosur? (b) Po për ata që kanë shpresë të jetojnë përgjithmonë në tokë?
4 Po çfarë pa Gjoni? Ta dëgjojmë si e tregoi ai këtë përjetim të pazakontë: «Pas këtyre gjërave, menjëherë u gjenda nën fuqinë e frymës dhe ja, një fron është në qiell dhe dikush rri i ulur në të.» (Zbulesa 4:2) Për një çast, fryma e shenjtë i bëri të mundur Gjonit të shihte fronin e Jehovait, si të ishte para tij. Gjoni duhet të ketë mbetur gojëhapur! Atij i ishte dhënë mundësia të shikonte paraprakisht qiejt, ku ai bashkë me të krishterët e tjerë të mirosur do të kishin «një trashëgimi të paprishshme, të pandotur dhe që s’venitet». A nuk ishte kjo e mahnitshme?! (1 Pjetrit 1:3-5; Filipianëve 3:20) Por vegimi i Gjonit ka shumë domethënie edhe për ata që kanë shpresë të jetojnë përgjithmonë në tokë. Ai i ndihmon të kuptojnë lavdinë e pranisë së Jehovait dhe të strukturës qeverisëse në qiell që do të përdorë Jehovai, në fillim për të gjykuar kombet, dhe pastaj për të drejtuar njerëzit në tokë. Jehovai është vërtet Perëndia i organizimit të përkryer!
5. Cilin realitet, të simbolizuar nga kapaku i arkës së besëlidhjes, pa Gjoni?
5 Shumë nga gjërat që pa Gjoni në qiell, të kujtojnë disa orendi të tabernakullit në shkretëtirë. Ai u ndërtua rreth 1.600 vjet para se Gjoni të shihte vegimin, dhe u shërbente izraelitëve si shenjtërore për adhurimin e vërtetë. Në Më të Shenjtën e tabernakullit gjendej arka e besëlidhjes, dhe Jehovai fliste nga pjesa e sipërme e kapakut të fortë prej ari të Arkës. (Dalja 25:17-22; Hebrenjve 9:5) Pra, kapaku i Arkës simbolizonte fronin e Jehovait. Ajo që pa Gjoni në vegim, ishte realiteti i kësaj paraqitjeje simbolike, domethënë Zotëria Sovran Jehova i ulur me një madhështi të papërshkruar në fronin e tij të lartë qiellor!
-
-
Madhështia e fronit qiellor të JehovaitZbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
-
-
[Figura që zë gjithë faqen 75]
-