-
Mjerimi i parë—KarkalecatZbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
-
-
13. Ç’pamje kishin karkalecat?
13 Karkalecat kishin një pamje jo të zakonshme. Ja si i përshkroi Gjoni: «Karkalecat ngjanin me kuaj gati për betejë. Në kokë kishin kurora si prej ari, fytyra e tyre ngjante me fytyrën e njeriut dhe flokët i kishin si flokë grash. Dhëmbët i kishin porsi të luanëve, dhe kishin parzmore si parzmore prej hekuri. Zhurma e krahëve të tyre i ngjante zhurmës së karrocave me shumë kuaj, që rendin drejt betejës.»—Zbulesa 9:7-9.
-
-
Mjerimi i parë—KarkalecatZbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
-
-
15. Ç’tregon fakti që karkalecat kanë (a) parzmore prej hekuri? (b) fytyrë njeriu? (c) flokë si të grave? (ç) dhëmbë porsi të luanëve? (d) dhe bënin shumë zhurmë?
15 Sipas vegimit, karkalecat kishin parzmore prej hekuri, të cilat simbolizojnë drejtësinë e patundur. (Efesianëve 6:14-18) Veç kësaj, kishin edhe fytyrë njeriu. Kjo tregon se ata kanë cilësinë e dashurisë, pasi njeriu u krijua sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë, i cili është dashuri. (Zanafilla 1:26; 1 Gjonit 4:16) Flokët i kishin të gjatë si të grave, që tregon mjaft mirë nënshtrimin ndaj Mbretit të tyre, engjëllit të humnerës. Dhëmbët i kishin porsi të luanit, një kafshë që i përdor dhëmbët për të shqyer mishin. Nga viti 1919 e më pas, klasa e Gjonit u ushqye sërish me ushqim të fortë frymor, sidomos me të vërtetat për Mbretërinë e Perëndisë, e cila drejtohet nga «Luani që është nga fisi i Judës», Jezu Krishti. Ashtu si luani simbolizon guximin, edhe këtyre të krishterëve iu desh shumë guxim për ta asimiluar këtë mesazh me forcë goditëse, për ta shpallur nëpër botimet e tyre dhe për ta shpërndarë rreth globit. Ata ‘karkaleca’ kanë bërë shumë zhurmë, si ‘zhurma e karrocave me shumë kuaj, që rendin drejt betejës’. Duke ndjekur shembullin e të krishterëve të parë, ata s’kanë ndër mend të heshtin.—1 Korintasve 11:7-15; Zbulesa 5:5.
-