-
Dhembjet e lindjesGjykim i thellë nga Shkrimet
-
-
Në vegimin e Zbulesës, apostulli Gjon pa një grua që thërriste «nga dhembjet dhe nga mundimet e lindjes». Fëmija që lindi ishte ‘një djalë, i cili do të sundonte mbi të gjitha kombet me një shkop të hekurt’. Ndonëse dragoi u orvat ta gllabëronte, «fëmija i saj u rrëmbye për te Perëndia dhe froni i tij». (Zb 12:1, 2, 4-6) Rrëmbimi i djalit për te Perëndia nënkupton që Ai e pranoi fëmijën si të vetin, sikurse ishte zakoni në kohët e lashta, kur foshnja e sapolindur i çohej të atit që ky ta pranonte. (Shih LINDJA, II.) Rrjedhimisht, «gruaja» është «nusja» e Perëndisë, «Jerusalemi lart», «nëna» e Krishtit dhe e vëllezërve të tij frymorë.—Ga 4:26; He 2:11, 12, 17.
Natyrisht, «gruaja» qiellore e Perëndisë është e përsosur dhe lindja nuk do të kishte dhembje në kuptimin e mirëfilltë. Këto dhembje të lindjes tregojnë në mënyrë simbolike se «gruaja» do ta kuptonte që koha e lindjes ishte pranë; do ta priste atë nga çasti në çast.—Zb 12:2.
-
-
ShtatzëniaGjykim i thellë nga Shkrimet
-
-
Apostulli Pavël e citoi këtë profeci të kapitullit 54 të Isaisë dhe e zbatoi për ‘Jerusalemin lart i cili është i lirë dhe është nëna jonë’. (Ga 4:26, 27) Në të vërtetë, këto fjalë përmbajnë çelësin për të kuptuar vegimin e Zbulesës 12:1-5, ku një «grua» qiellore shtatzënë lind «një fëmijë, një djalë, i cili do të sundojë mbi të gjitha kombet me një shkop të hekurt». Sundimi i kombeve me një shkop të hekurt lidhet drejtpërdrejt me Mbretërinë mesianike të Perëndisë, kështu që vegimi ka të bëjë me lindjen e kësaj Mbretërie; në fakt, pas dështimit të sulmit të Satanait mbi ‘fëmijën’ e sapolindur, dëgjohet kjo thirrje: «Tani erdhi shpëtimi, fuqia, mbretëria e Perëndisë tonë dhe autoriteti i Krishtit të tij.» (Zb 12:10) Mundimi që kalon para lindjes «gruaja» qiellore shtatzënë, të sjell në mendje shprehjen «dhembjet e lindjes» që Pavli e përdori te Galatasve 4:19. Këtu shprehja tregon interesimin e gjallë dhe dëshirën e zjarrtë për t’i parë gjërat të zhvilluara plotësisht (në rastin e Pavlit, për të parë zhvillimin e plotë të besimtarëve galatas si të krishterë).
-