-
Cila është e vërteta për engjëjt?Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
-
-
2. Kush është Satanai dhe cilët janë demonët?
Disa engjëj nuk i qëndruan besnikë Jehovait. Engjëlli i parë që u rebelua, «quhet Djall dhe Satana, i cili mashtron gjithë tokën e banuar». (Zbulesa 12:9) Satanai donte të sundonte mbi të tjerët, ndaj i shtyu njerëzit e parë, e më vonë edhe engjëj të tjerë, që të rebeloheshin. Këta engjëj rebelë quhen demonë. Jehovai i ka dëbuar nga qielli në tokë, dhe së shpejti do të shkatërrohen.—Lexo Zbulesën 12:9, 12.
3. Si përpiqen të na mashtrojnë Satanai dhe demonët?
Satanai dhe demonët mashtrojnë shumë njerëz nëpërmjet demonizmit, ose spiritizmit, që përfshin komunikimin me demonët në mënyrë direkte ose të tërthortë. Disa, pa e kuptuar se po lidhen me demonët, konsultohen me astrologë, parashikues fati, njerëz me aftësi paranormale ose mjekë që bëjnë magji. Të tjerë shohin horoskopin ose kërkojnë trajtime mjekësore që përfshijnë magjinë. Përveç kësaj, ngaqë janë mashtruar, disa besojnë se flasin vërtet me të vdekurit, por Jehovai na paralajmëron: «Mos iu drejtoni mediumeve dhe mos u konsultoni me ndonjë parashikues fati.» (Levitiku 19:31) Me këtë paralajmërim, ai do që të na mbrojë nga Satanai dhe demonët. Ata janë armiq të Perëndisë, që duan të na bëjnë keq.
-
-
Cila është e vërteta për engjëjt?Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
-
-
6. Fitoje luftën kundër Satanait dhe demonëve
Demonët udhëhiqen nga Satanai, ndërsa engjëjt besnikë drejtohen nga kryeengjëlli Mikael, siç njihet ndryshe Jezui. Sa i fuqishëm është Mikaeli? Lexoni Zbulesën 12:7-9 dhe më pas diskutoni për këto pyetje:
Kush është më i fuqishëm: Mikaeli me engjëjt e tij apo Satanai me demonët e tij?
A mendon se ka arsye që dishepujt e Jezuit të kenë frikë nga Satanai dhe demonët?
Ti mund ta fitosh luftën kundër Satanait dhe demonëve. Lexoni Jakovin 4:7 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:
Ç’duhet të bësh që të mbrohesh nga Satanai dhe demonët?
-
-
Mbretëria e Perëndisë po qeveris!Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
-
-
2. Çfarë ka ndodhur me kushtet botërore dhe me njerëzit që nga viti 1914?
Dishepujt e pyetën Jezuin: «Kur do të ndodhin këto gjëra dhe cila do të jetë shenja e pranisë sate dhe e përfundimit të sistemit?» (Mateu 24:3) Jezui u përgjigj duke parathënë shumë ngjarje që do të ndodhnin pasi të bëhej Mbret i Mbretërisë së Perëndisë në qiell. Disa prej tyre janë luftërat, mungesa e ushqimit dhe tërmetet. (Lexo Mateun 24:7.) Bibla paratha edhe se sjellja e njerëzve «në ditët e fundit» do ta bënte jetën ‘të vështirë për t’u përballuar’. (2 Timoteut 3:1-5) Të gjitha këto janë bërë edhe më të dukshme që nga viti 1914.
3. Pse bota është katandisur kaq keq pasi filloi të qeveriste Mbretëria e Perëndisë?
Fill pasi u bë Mbret i Mbretërisë së Perëndisë, Jezui luftoi në qiell kundër Satanait dhe demonëve. Satanai e humbi luftën. Bibla tregon se «u hodh poshtë në tokë ai bashkë me engjëjt e tij». (Zbulesa 12:9, 10, 12) Satanai është i tërbuar, sepse e di që e pret shkatërrimi. Nga inati e ka mbushur botën me halle dhe vuajtje. Nuk është çudi që bota është katandisur si mos më keq! Megjithatë, Mbretëria e Perëndisë do të zgjidhë çdo problem.
-
-
Mbretëria e Perëndisë po qeveris!Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
-
-
5. Bota ka ndryshuar rrënjësisht që nga viti 1914
Jezui paratha si do të ishte bota pasi të bëhej mbret. Lexoni Lukën 21:9-11 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:
Cilat nga këto gjëra ke parë ose ke dëgjuar të ndodhin?
Apostulli Pavël përshkroi si do të bëheshin njerëzit në ditët e fundit të sundimit njerëzor. Lexoni 2 Timoteut 3:1-5 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:
A janë bërë kështu njerëzit sot?
-