BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Kush shkon në qiell?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
    • Si do të ringjallen për në qiell shumë veta?

      Bibla tregon se 144.000 veta do të ringjallen për të jetuar në qiell. (Zbulesa 7:4) Në vegimin që gjendet te Zbulesa 14:​1-3, apostulli Gjon pa «Qengjin që qëndronte në malin e Sionit, dhe bashkë me të ishin njëqind e dyzet e katër mijë». Në këtë vegim «Qengji» përfaqëson Jezuin të ringjallur. (Gjoni 1:​29; 1 Pjetrit 1:​19) ‘Mali i Sionit’ përfaqëson pozitën e lartësuar të Jezuit dhe të 144.000-ve që qeverisin me të në qiell.​—Psalmi 2:6; Hebrenjve 12:22.

      Ata që ‘thirren e zgjidhen’ për të qeverisur me Krishtin në Mbretëri quhen «kope e vogël». (Zbulesa 17:14; Luka 12:32) Nga kjo kuptojmë se do të ishin relativisht pak në krahasim me numrin e plotë të deleve të Jezuit.​—Gjoni 10:16.

  • Kush shkon në qiell?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
    • Ide e gabuar: Numri 144.000 që përmendet te Zbulesa, është simbolik, jo i mirëfilltë.

      Fakt: Edhe pse Zbulesa përmban numra simbolikë, disa janë të mirëfilltë. Për shembull, ajo flet për «dymbëdhjetë emrat e dymbëdhjetë apostujve të Qengjit». (Zbulesa 21:14) Pse themi se edhe numri 144.000 duhet marrë si i mirëfilltë?

      Te Zbulesa 7:4 dokumentohet ‘numri i të vulosurve [ose i atyre që janë konfirmuar se do të jetojnë në qiell], njëqind e dyzet e katër mijë’. Kurse në vargjet vijuese flitet për një grup tjetër, për «një shumicë të madhe, . . . të cilën askush nuk ishte në gjendje ta numëronte». Zoti do t’i shpëtojë edhe këta të ‘shumicës së madhe’. (Zbulesa 7:​9, 10) Nëse numri 144.000 do të ishte simbolik, duke iu referuar një grupi me numër të papërcaktuar, do të humbiste krahasimi mes dy grupeve.a

      Përveç kësaj, 144.000-t përshkruhen sikur «janë blerë nga gjiri i njerëzimit si fryte të para». (Zbulesa 14:4) Shprehja «fryte të para» i referohet një pjese të vogël të përzgjedhur. Me të drejtë ajo përshkruan ata që do të qeverisin në qiell me Krishtin mbi një numër të papërcaktuar nënshtetasish tokësorë.​—Zbulesa 5:​10.

      a Po njësoj, profesor Robert Tomasi, shkroi për numrin 144.000 që përmend Zbulesa 7:4: «Ky është një numër i përcaktuar në kontrast me numrin e papërcaktuar te 7:9. Nëse ky numër merret në kuptimin simbolik, atëherë asnjë numër në këtë libër s’mund të merret në kuptimin e mirëfilltë.»​—Zbulesa 1-7: Libër komentues shpjegues, faqja 474, anglisht.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo