Kënga 118
Mikpritni njëri-tjetrin
Versioni i shtypur
1. Mir’ se na erdhët, mbledhja po fillon.
Dëgjojm’ nga Fjala, Jah na mëson.
Jep të vërtetat që në jet’ na çojn’.
Plot mirënjohje, zemrat atë e dëgjojn’.
2. Falënderojm’ Jah për vëllazërin’!
Mikpritës jan’, ata që na prijn’.
Ta mbajm’ në mendje shembullin e mir’.
Mikpritje të tregojm’ për të tjer’ me dëshir’.
3. Ftesa që bën Jah, te të gjith’ po shkon.
Çdo i sinqert’ të vërtetën çmon.
Me an’ të Krishtit i qëndrojm’ Jah pran’.
Mikpritje t’u tregojm’ tër’ vëllezërve tan’.
(Shih edhe Gjoni 6:44; Filip. 2:29; Zbul. 22:17.)