Kënga 107
Ejani në malin e Jehovait!
1. Ngriji syt’ dhe shiko.
Më lart se çdo kodër shih
malin e Jehovait.
Më të lart’ tjetër s’ka.
Popujt vijn’ nga shum’ larg,
nga çdo vis e nga çdo an’.
Njëri-tjetrin thërrasin,
që shërbim t’i bëjn’ Jah.
Erdhi koha tani,
që i vogli një komb mund të jet’.
Ndërsa rritemi shum’,
na dhuron Jah drejtim të vërtet’.
Te Jah me mij’ra vijn’.
E pranojn’ që ësht’ Sovran.
Besnik’ premtojn’ të jen’,
dhe në krah të tij qëndrojn’.
2. Krishti na urdhëron,
që të shkojm’ të predikojm’.
Lajmin e mir’ për Mbretërin’,
kushdo ta dëgjoj’.
Krishti nga lart sundon,
që ta ndjekim po na fton.
Zërin dëgjon i buti,
Biblën lë ta drejtoj’.
Oh, ç’gëzim që po ndiejm’!
Rritjen populli i Jah vazhdon.
Që të njohin mir’ Jah,
që të gjith’ le të bëjm’ pjesën ton’.
Zërat le t’i lartojm’,
që të gjith’ mund të dëgjojn’:
Eja në malin e Jah,
që përher’ të qëndrosh!
(Shih edhe Psal. 43:3; 99:9; Isa. 60:22; Vep. 16:5.)