Kënga 141
Të kërkojmë miqtë e paqes
Na tha Jezui që të predikojm’.
Dhe pse në vap’ e pluhur plot,
ai e tha fjalën e Jah.
Njer’zit i donte, ndaj u jepte ndihm’.
Kudo kërkoi
nga agimi gjer në perëndim.
Në çdo shtëpi e rrug’ kërkojm’,
këdo takojm’, i predikojm’:
«Problemet, hallet shum’ shpejt do të mbarojn’.»
(REFRENI)
Duam të gjejm’
këdo që ësht’ një mik i paqes.
Duam të gjejm’
këdo të prirur drejt shpëtimit.
Do të kërkojm’
gjersa t’i gjejm’.
Shum’ koh’ s’na mbetet, duhet që t’i gjejm’.
Miliona jan’, ama ia vlen
sikur veç njëri të shpëtoj’.
Nga dashuria i rivizitojm’.
Një zemërvrar’ mund të marr’ forc’
dhe shpres’ të vërtet’.
Në çdo qytet e vend kërkojm’,
ata që duan të dëgjojn’.
Gëzimi që ndiejm’ na shtyn që të vazhdojm’.
(REFRENI)
Duam të gjejm’
këdo që ësht’ një mik i paqes.
Duam të gjejm’
këdo të prirur drejt shpëtimit.
Do të kërkojm’
gjersa t’i gjejm’.
(Shih edhe Isa. 52:7; Mat. 28:19, 20; Luka 8:1; Rom. 10:10.)