Kënga 81
«Na jep më shumë besim»
Versioni i shtypur
1. O Jehova, të papërsosur jemi,
ndaj zemra drejt së keqes prirjen ka.
Ësht’ një mëkat që lehtësisht na bën pre,
mungesa e besimit te ty, Jah.
(REFRENI)
Na jep më shum’ besim, të lutemi At’,
o Jehova, të lutemi për ndihm’!
Na jep besim sipas mëshirës sate.
Të të nderojm’ me vepra, na drejto!
2. Kush s’ka besim, pëlqimin tënd nuk e merr,
por, kë beson me ngulm, do ta shpërblesh.
Porsi mburoj’, besimi bëhet një streh’.
Të ardhmen ton’ kujdes ti do ta kesh.
(REFRENI)
Na jep më shum’ besim, të lutemi At’,
o Jehova, të lutemi për ndihm’!
Na jep besim sipas mëshirës sate.
Të të nderojm’ me vepra, na drejto!
(Shih edhe Zan. 8:21; Hebr. 11:6; 12:1.)