KËNGA 139
Përfytyro agimin e jetës së re
1. Mbyll syt’ një çast, shoh tok’ të re,
me syt’ e zemrës shoh veten atje.
Në kraharor ndiej qetësi,
gëzoj në shpirt; më në fund liri.
Nuk shoh të ligj, s’ka më trishtim,
nuk shoh më lot, nuk dëgjoj vajtim.
Në tokën e bukur po nis jet’ e re,
për ty, Jehova,
zërin fort un’ do ta ngre:
(REFRENI)
«Mir’njohje pa fund, o At’, meriton,
mëngjes i ri, jet’ e re po agon.
Në zemër e në shpirt na gufon lumturi,
me shum’ emocion të këndojm’, o At’, lavdi.»
2. Shikoj përreth, ësht’ toka jon’,
një ndjenj’ e ngroht’ trupin tim e pushton.
«Ësht’ mrekulli!», dikush thërret.
Nuk ësht’ një ëndërr, ësht’ zgjim në jet’.
Ti, At’ i shtrenjt’, po na bekon,
me dor’ të ngroht’ po na ledhaton.
Ata që kan’ vdekur, po zgjohen tani,
dhe kor i shkëlqyer
buçet në harmoni:
(REFRENI)
«Mir’njohje pa fund, o At’, meriton,
mëngjes i ri, jet’ e re po agon.
Në zemër e në shpirt na gufon lumturi,
me shum’ emocion të këndojm’, o At’, lavdi.»
(Shih edhe Psal. 37:10, 11; Isa. 65:17; Gjoni 5:28; 2 Pjet. 3:13.)