KËNGA 134
Fëmijët—dhuratë e çmuar nga Jehovai!
1. Një fëmij’ në jet’ ka ardhur,
sot dy prindër po gëzojn’ sa më s’ka!
Ësht’ dashuri, ësht’ drit’ e syve,
ësht’ një thesar i shtrenjt’ për ta.
Ti, Jehova, i ke bekuar;
në mir’besim u lë k’të pasuri,
e bashk’ me të ke dhën’ këshilla,
të din’ ta rritin plot mençuri.
(REFRENI)
Dhurat’ e shenjt’ kjo jet’ e vogël,
mbuloje veç me ngrohtësi,
dhe dashurin’ për Jehovain
rrënjose thell’ te çdo fëmij’.
2. Çdo mësim nga Jehovai,
zemra jote ta mbaj’ fort si thesar,
me to mëko e rrit fëmijët,
këtë detyr’ të shenjt’ ke marr’.
Për Atin ton’ përdit’ tregoju,
sapo agon e gjersa shkojn’ të flen’,
do ta kujtojn’ dhe pas shum’ vjetësh,
e të bekuar urojm’ të jen’!
(REFRENI)
Dhurat’ e shenjt’ kjo jet’ e vogël,
mbuloje veç me ngrohtësi,
dhe dashurin’ për Jehovain
rrënjose thell’ te çdo fëmij’.
(Shih edhe Ligj. 6:6, 7; Efes. 6:4; 1 Tim. 4:16.)