KËNGA 101
Shërbejmë në unitet
Versioni i shtypur
1. Në një bot’ të egër, të ftoht’,
At’, na jep ti vatër të ngroht’,
na dhuron gëzim të vërtet’,
paqe dhe unitet.
S’gjendet askund tjetër,
uniteti yn’!
Tek shërbejm’ sot me gjith’ fuqin’,
ndjekim Krishtin që po na prin.
Zemrën mbush me kënaqësi,
e ëmbla harmoni!
2. Kur shërbejm’ me përulësi,
në një mendje, me dashuri,
bëhet më e fort’ lidhja jon’
e paqja lulëzon.
Ësht’ e çmuar paqja,
zemrën e gëzon.
Ati yn’ bekon dashurin’,
që tregojm’ për gjith’ v’llazërin’.
Na jep paqe e unitet,
që t’i shërbejm’ përjet’.
(Shih edhe Mik. 2:12; Sof. 3:9; 1 Kor. 1:10.)