KËNGA 126
Rri syçelë, i fuqishëm, i patundur
1. Rri syçel’, qëndro fuqishëm,
i patundur në besim!
Sulu para drejt fitores,
pa u sprapsur, me guxim.
Bindju Krishtit, komandantit ton’,
mos iu tremb armiqve, mos ki frik’.
(REFRENI)
Rri syçel’, qëndro i fuqishëm,
gjer në fund qëndro besnik!
2. Rri syçel’, ji vigjilues
e nënshtrohu pa ngurrim.
Mbaj në mend kë merr drejtimin,
e për ta ki vlerësim.
Bindju pleqve, skllavit me dëshir’,
gjith’ merak të mbrojn’ nga çdo rrezik.
(REFRENI)
Rri syçel’, qëndro i fuqishëm,
gjer në fund qëndro besnik!
3. Rri syçel’, përhape lajmin,
krah për krah me v’llazërin’.
Mos iu druaj kundërshtar’ve,
prediko me gjith’ fuqin’!
Zëri yn’ jehon në tokën mbar’:
«Do të marr’ shpejt fund kjo bot’ e lig’.»
(REFRENI)
Rri syçel’, qëndro i fuqishëm,
gjer në fund qëndro besnik!
(Shih edhe Mat. 24:13; Hebr. 13:7, 17; 1 Pjet. 5:8.)