KËNGA 111
Arsyet për të gëzuar
1. I çmuar gëzimi i zemrës,
thesar që po shtohet çdo dit’;
ja, njer’zit e vyer të tokës
po vijn’ nga err’sira në drit’.
Ësht’ Bibla themel’ i gëzimit,
prej saj rrezaton mençuri,
çdo fjal’ ësht’ ushqim për besimin,
i shton ditës son’ lumturi.
Gëzimi që kemi nuk tretet,
si zjarr thell’ në shpirt flakëron,
s’e shuajn’ as ditët e ashpra,
se nga Jehovai buron.
(REFRENI)
Pa mas’ na gëzon, Jehova,
krijimi në shpirt na dëfren,
je plot mençuri, nuk shter në fuqi,
pa fund dashuri nga ti vjen!
2. Soditim me ëndje krijimin,
na mbush me gëzim pa kufi.
Të bukur jan’ toka dhe deti,
në heshtje rrëfejn’ mençuri.
Të lumtur vazhdojm’ predikimin,
kudo, në çdo cep, në çdo skaj,
gëzim do të sjell’ Mbretëria,
bekime na presin prej saj.
Si dielli që lind rrëzëllitës,
gëzim i shkëlqyer na pret
në tokën e re të premtuar,
ku veç kënaq’si do të ket’.
(REFRENI)
Pa mas’ na gëzon, Jehova,
krijimi në shpirt na dëfren,
je plot mençuri, nuk shter në fuqi,
pa fund dashuri nga ti vjen!
(Shih edhe Ligj. 16:15; Isa. 12:6; Gjoni 15:11.)