KËNGA 8
Jehova, ti je streha jonë
Versioni i shtypur
1. Me flatra të fuqishme
na mbron, o Jehova.
Je streha e pamposhtur,
për ne ti je Kala!
Besojm’ te ti me mish e shpirt,
nën krahun tënd ne bëjm’ fole.
E sigurt mbrojtja jote,
je besnik, i drejt’, At’, me ne.
2. Larg Teje kaq shum’ njerëz,
dënuar në mjerim.
Të sigurt jan’ të drejtët,
për ta Ti je shpëtim.
Ndaj zemra jon’ po rreh e qet’,
mbi ne, o At’, ti vigjilon.
Je mbrojtje që nuk thyhet,
Jehova, ti je streha jon’!
3. S’na tremb dot tmerr’ i natës,
se ty të kemi pran’.
Shigjetat e të ligut,
mbi ne fuqi nuk kan’.
Bes’plot’ thërrasim emrin tënd,
e shpirti yn’ pret në qet’si.
Vrapon e krah na bëhesh,
streha jon’ e fort’, At’, je ti.
(Shih edhe Psal. 97:10; 121:3, 5; Isa. 52:12.)