KËNGA 150
Jehovai të premton çlirim
1. Kombet gjith’ krenari,
po mblidhen me marrëzi;
të mposhtin Mbretin Jezu Krisht,
synojn’ me vendosmëri.
Gjykimin hak e kan’,
në grahmat e fundit jan’,
se Krishti krejt do t’i asgjësoj’,
kjo dit’ e frikshme ësht’ pran’.
(REFRENI)
Sovranin Jehova kërko,
tregoji se sa shum’ e do.
Duaj drejtësin’, zemërbutësin’,
lidhu ngusht’ me Të, ki besim!
Në ditën e furis’ së Tij
të premton çlirim.
2. Sot çdo njeri tregon
se në cilin krah qëndron,
me Mbretin Krisht a kundër tij;
të zgjedhin pra, sa s’ësht’ von’.
Sprovat vërshojn’ ngado,
por kurr’ mos u ligështo,
se Jehovain e ke mburoj’,
ndaj i paepur qëndro!
(REFRENI)
Sovranin Jehova kërko,
tregoji se sa shum’ e do.
Duaj drejtësin’, zemërbutësin’,
lidhu ngusht’ me Të, ki besim!
Në ditën e furis’ së Tij
të premton çlirim.
(Shih edhe 1 Sam. 2:9; Psal. 2:2, 3, 9; Prov. 2:8; Mat. 6:33.)