KËNGA 108
Jehova, je plot dashuri besnike
1. Je besnik, plot mir’si,
Jehova, ti je dashuri.
Dhe të shtrenjtin Bir si shpërbles’,
na mbulove me drit’ e shpres’.
Solle stinën e lumturis’,
hape dyert drejt përjet’sis’.
(REFRENI)
Eja, o i etur, pi,
pi nga uji që jep jet’.
Merr nga Ati dashuri
besnike, të vërtet’.
2. Je besnik, plot mir’si,
vepra jote shpreh dashuri.
Shfaqe dhe më tej dashurin’,
Krishtit kur i dhe Mbretërin’.
Sot për ty flet kjo Mbretëri,
se besnik je, plot dashuri.
(REFRENI)
Eja, o i etur, pi,
pi nga uji që jep jet’.
Merr nga Ati dashuri
besnike, të vërtet’.
3. Je besnik, plot mir’si,
frym’ të shenjt’ kërkojm’, At’, nga ti.
Që të duam siç ti na do,
me mir’si të ndihmojm’ këdo.
E të jemi, At’, siç je ti,
po, besnik’ me plot dashuri!
(REFRENI)
Eja, o i etur, pi,
pi nga uji që jep jet’.
Merr nga Ati dashuri
besnike, të vërtet’.
(Shih edhe Psal. 33:5; 57:10; Efes. 1:7.)