Si kualifikohet një person për jetën e përhershme në Parajsën mbi tokë?
... «Kjo është jeta e përjetshme,—tha Jezui,—të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë dhe Jezu Krishtin që ti ke dërguar.» (Gjoni 17:3) Duke i lidhur marrëdhëniet paqësore njerëzore me njohurinë e Perëndisë, në Isainë 11:9, nga përkthimi Bota e Re, thuhet: «Nuk do të bëjnë asnjë dëm apo nuk do të shkaktojnë asnjë rrënim në gjithë malin tim të shenjtë sepse toka me siguri do të mbushet me njohurinë e Jehovait, ashtu si ujërat mbulojnë vetë detin.»—Krahaso Isainë 48:18.